Shqipëria
“Çelësi i Tiranës” familjes së arkitektit që i vuri themelet kryeqytetit shqiptar
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka njoftuar se ka pritur në një takim familjarët e arkitektit dhe urbanistit të njohur italian, Gherardo Bosio, i cili hodhi themelet e godinave kryesore në kryeqytetit shqiptar.
Në shenjë mirënjohje, Veliaj ia dorëzoi pasardhësve të tij “Çelësin e Qytetit”, simbolin e të pasurit gjithmonë një derë të hapur në kryeqytet.
“Në shenjë mirënjohje, dua t’ju jap “Çelësin e qytetit” të Tiranës. Duke qenë se gjyshi juaj ka themeluar qytetin tonë modern, besuam që ishte udhës, që në emër të të gjithë qytetarëve të Tiranës, t’ju falënderonim e t’ju trajtonim si të shtëpisë, duke ju dhënë edhe çelësin e qytetit tonë”, ka deklaruar Veliaj, transmeton albinfo.ch.
Në njoftim theksohet se arkitekti Gherardo Bosio nuk ka hedhur vetëm themelet e ndërtesave fizike, por ka themeluar edhe një mentalitet të ri të planifikimit urban.
Veliaj nënvizoi se edhe në këto ditë të vështira ku shpesh herë ndërtesat historike dhe ato të trashëgimisë vandalizohen, qyteti mundohet në kohë rekord t’i rikuperojë dhe t’i ruajë për t’ia lënë trashëgimi brezave.
Mbesa e arkitektit italian, Marie Lou Busi, falenderoi kryebashkiakun Veliaj për nderimin ndaj familjes së saj dhe për kujdesin që tregohet në ruajtjen e veprave për të cilat Gherardo Bosio punoi me pasion për t’i dhënë Tiranës një fizionomi evropiane.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














