Shqipëria
Mesazhet e Veliajt që u kushtuan shqiptarëve 110 milionë euro
Malaj u shpreh se pronari Italian Becchetti e ka të fituar gjyqin për shkak të mesazheve kërcënuese që kryebashkiaku Veliaj
Ish- ministri i Financave, Arben Malaj, bëri me dije për opinionin publik disa detaje dhe deklarata mjaft të forta.
Në intervistë për opinion mbrëmjen e djeshme, fill pas shkarkimit nga detyra si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, Malaj tregoi se shqiptarët do të paguajnë një gjobë prej 110 mln euro për shkak të kryebashkiakut Erion Veliaj. Malaj iu referua gjyqit që qeveria ka pasur me pronarin e Agon Channel, televizion i cili u mbyll disa vjet më parë pas përplasjeve të ashpra me qeverinë. Malaj u shpreh se pronari italian Becchetti e ka të fituar gjyqin për shkak të mesazheve kërcënuese që kryebashkiaku Veliaj dhe Edi Rama kishin dërguar në adresë të tij.
Pjesë nga deklaratat:Arben Malaj: A e dini ju që gjoba 110 milionë që do paguajnë taksapaguesit e varfër shqiptarë për Becchettin është e bazuar në mesazhet e Edi Ramës dhe Erion Veliajt që kërcënoi një media të pavarur… e dini këtë apo jo… 110 milionë… po gjoba që do t’i vijë Shqipërisë?
Blendi Fevziu: Përse me mesazhet… jo s’e dija këtë?
Arben Malaj: T’i jap unë 3 mesazhet tani të Erion Veliajt që i ka dërguar atij: mos u merr me dasmën time, mos më bë armik se unë të bëj…
Bledni Fevzu: Këto mesazhe janë përdorur si argument, thoni ju?
Arben Malaj: Po në çdo gjykatë ndërkombëtare kur kërcënohet një biznes nga një politikan është menjëherë i fituar. Po këta janë kalamaqër, janë të vegjël nuk e dinë çfarë është përgjegjësia ligjore.
Kuvendi vendosi shkarkimin e Arben Malajt nga Bordi Drejtues i Bankës së Shqipërisë. 72 deputetë votuan pro shkarkimit të ish-ministrit të Financave, çka tregon se socialistët nuk kanë qenë të unifikuar në lidhje me këtë vendim.
E-Diaspora
-
Xhaka e Gjimshiti, në ekipin më të mirë të Ligës së Evropës Futbollistët shqiptarë, Berat Gjimshiti e Granit Xhaka, kanë zënë vend në ekipin më të mirë të...
-
Prokuroria zvicerane kërkon 16 vjet burg për Arditin që vrau gruan e tij, Besimen
-
Me plis e me flamur kombëtar, preshevari diplomon në SHBA
-
Familjarët e Sadik Durakut, në kërkim të informacioneve kur ka kaluar gati një muaj në paraburgim në Serbi
-
Dy filma shqiptarë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Çfarë duhet të dini për kontratat kolektive nëse punoni në Austri? Nëse punoni në Austri – ose po kërkoni punë këtu – me siguri do të keni...
-
Çfarë ndryshon në Austri nga muaji qershor?
-
Avdijaj, më i miri i xhiros së fundit në Austri
-
Austria dhe Britania e Madhe me bashkëpunim për deportimin e emigrantëve
-
Vjenë: Droni “kap” 5 shqiptarë që po punonin në të zezë