Integrimi
CDU: Të krijohen lehtësi për punësimin e shqiptarëve
“Ne duhet të njohim më shumë profesione deficitare që kanë përparësi. Në atë mënyrë, firmat gjermane do të mund t`i punësojnë më lehtë shqiptarët ose kosovarët”
Grupi i punëmarrësve në kuadrin e fraksionit parlanentar të CDU-së në Parlamentin Gjerman po shikon të zgjerojë listën e profesioneve deficitare, për t`ua lehtësuar refugjatëve ballkanikë qasjen në tregun gjerman të punës.
“Ne duhet të njohim më shumë profesione deficitare që kanë përparësi. Në atë mënyrë, firmat gjermane do të mund t`i punësojnë më lehtë shqiptarët ose kosovarët”, ka thënë shefi i grupit të punëmarrësve në Bundestag, Peter Weis nga CDU,duke folur për gazetën “Rheinische Post”, transmeton albinfo.ch.
Deri më tash, lehtësi qasjeje ka pasur për gjithsej 20 profesione të konsideruara si deficitare, në mesin e tyre edhe profesioni i inxhinierit. Për profesionet e tilla nuk ka nevojë që Agjencia Federale e Punës të shqyrtojë fillimisht nëse ka në dispozicion shtetas gjermanë që do të kishte përparësi.
Nga ana tjetër, Weis ka hedhur poshtë propozimin e SPD-së që njerëzve nga Ballkani Perëndimor t`u ndahen viza pune, nëse ata sigurojnë një kontratë pune me pagë minimale të garantuar. “Ne nuk mund të vendosim rregulla speciale që do të vlenin vetëm për Ballkanin Perëndimor. Ato rregulla pastaj do të duhej të vlenin edhe për të gjithë refugjatët tjerë”, ka thënë Weis.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










