Integrimi
Çdo minutë ka diçka për të filmuar
Mbi 3 300 like tashmë Igor Desku (27-vjeçar) i ka mbledhur në faqen e tij në Facebook mw emërtimin “Welcome to the Jungle – Langastrasse Standarts”, të cilën e ka themeluar para tri javësh
Truproja e lokaleve, shqiptari Igor Desku, e ka themeluar një faqe grupore në “Facebook”, në të cilën ai poston ngjarje qesharake të cilat ndodhin në rrugën Langstrasse në Cyrih. Ajo është një pasqyrë e jetës së përditshme të “Chreis Cheib”, përcjell albinfo.ch.
Mbi 3 300 like tashmë Igor Desku (27-vjeçar) i ka mbledhur në faqen e tij në Facebook mw emërtimin “Welcome to the Jungle – Langastrasse Standarts”, të cilën e ka themeluar para tri javësh. “Suksesi më bën shumë të lumtur”, thotë ai për “Blick”.
Ideja e truprojës i erdhi në një lokal të njohur në lagjen Langstasse të Cyrihut, sepse çdo ditë sheh ngjarje interesante dhe qesharake që ndodhin. “Unë kam bërë gjithmonë video të tilla”. Në videoincizimet e tij mund të shihen se si të dehurit tregojnë barsoleta, si të rinjtë flenë nëpër ulëset e rrugëve apo si bëhet muzikë “live” në Langstrasse.
Nuk dua askënd ta turpëroj
Igori është thuajse gjysmën e natës deri në mesditë në vendin e tij të punës. “Unë çdo minutë mund të filmoj diçka dhe këtë çdo ditë të javës. Por unë gjithashtu duhet të punoj”. Vetëm rrahjet që bëhen aty, ai nuk i publikon në faqen e tij.
Njerëzit e dinë që ai po i filmon, thotë Igor Desku. “Unë nuk dua askënd ta turpëroj”, këmbëngul ai. “Nëse dikush më lutet që ta fshij videon apo foton, unë e bëj atë”. Këtë ai gjithmonë e ka në mendje. “Secili e ka jetën në dorën e vet”, njofton albinfo.ch.
Për faktin që te disa persona duhet pasur kujdes dhe mëshirë, edhe ai është i vetëdijshëm. “Disa kanë një fat të vështirë dhe përfundojnë në këtë rrugë”. Por Igor Desku ka mëshirë për njerëz të tillë dhe filmimet e tij i kanë edhe kufijtë e saj. “Nëse dikush është i uritur, shkoj me të për të ngrënë dhe ia paguaj ushqimin”, thotë Igor Desku.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja















