Kosova
Çdo ditë largohet nga një mjek nga Kosova
Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë të Kosovës, Blerim Syla, tha se muaji janar do t’i gjejë mjekët me revoltë të përgjithshme.
“Na vjen keq prej pacientëve dhe qytetarëve të Kosovës, neve po na neglizhojnë institucionet e Kosovës. Me datën 20 të këtij muaji mbahet Këshilli i sindikatës. Nuk shkon më kështu”, është shprehur Syla sot në një intervistë për RTK.
Sipas tij, deri më tani 110 kërkesa janë për të dalë në shtetet e jashtme. “Nëse në Gjermani kalon ligji për emigracionin, lehtësohen procedurat për të punuar në Gjermani. Nuk e di, do të ndodhë Shqipëria këtu. Nga Shqipëria kanë ikur shumë mjekë e infermierë”, tha ai.
Syla bëri me dije se për çdo ditë po na ik nga një mjek nga Kosova. “Edhe në vendet e rajonit ka krizë të mjekëve”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka kërkuar përmirësim të kushteve për mjekët. “Kërkojmë investime në kushtet e punës, kërkojmë dinjitet të mjekut”, deklaroi ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











