Kosova
Çdo ditë largohet nga një mjek nga Kosova
Largimi i kuadrit profesionit shëndetësor çdo ditë e më shumë nga Kosova, për të punuar në vendet evropiane, po merr përmasa serioze
Vetëm brenda tre muajve, më shumë se 90 mjekë kanë ikur nga Kosova. Të shqetësuar për këtë dukuri, profesionistë shëndetësor kërkojnë nga institucionet e vendit që të krijojnë kushte të punës. Përndryshe, sipas tyre, Kosova rrezikohet të mbetet pa kuadër.
Largimi i kuadrit profesionit shëndetësor çdo ditë e më shumë nga Kosova, për të punuar në vendet evropiane, po merr përmasa serioze. Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës Pleurat Sejdiu, i tha televizionit publik se kjo do të këtë pasoja për vendin.
“Brenda tre muajve më shumë se 90 mjekë kanë shkuar në perëndim. Kjo është tejet shqetësuese, kjo është me të gjitha barrierat që ekzistojnë për udhëtim të lirë edhe ne kemi frikë se do të arrijmë kur një mjek në ditë, do të largohet nga Kosova”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
Të njëjtin shqetësim e ngreh edhe kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla. Ai thekson se nëse institucionet e vendit nuk punojnë seriozisht në këtë drejtim, atëherë Kosova do të ketë probleme serioze.
“Kemi shumë problem. Ne jemi duke punuar në një strategji të përbashkët edhe më ministrin e shëndetësisë, qe ikjen e mjekeve ta kthejmë në problem nacional. Në coftë se ne mund ta arrijmë këtë, atëherë ne mund ta ndalim këtë dukuri, përndryshe fluksi është dukë shkua në rritje”, tha ai.
Por, sa humb një shtet kur kuadri i përgatitur mjekësor largohet nga vendi, Dr Pleurat Sejdiu shpjegon.
“Një mjek i duhet minimum 14-të vjet të përgatitet që të ofroj një shërbim si duhet specialistit. Janë qindra mijëra euro, po flas vetëm në anën monetare dhe ai (mjeku) “të zhduket”, e pastaj do të duhet edhe aq vite me e zëvendësua atë. E, a kemi kohë, jo nuk e besoj qe kemi”, tha Sejdiu.
Ndërsa, për Dr. Haxhi Avdylin, njëherësh anëtar i komisionit parlamentar për shëndetësi nga radhët e LDK-së, kjo situatë ka ardhur si pasojë e keq menaxhimit në sistemin shëndetësor.
“Edhe pse ne jemi me numrin me të voglin të mjekeve, mjek ka pa punë. Kjo tregon se ne nuk po dimë se cili mjek na duhet, cilët specializime duhet të ndahen dhe kjo po na kushton shumë me humbjen e një potenciali të madh të mjekeve të rinj, por edhe ikjes së pjesës më vitale të shoqërisë”.
Projektligji i cili garanton rritjen e pagave për profesionistët shëndetësor ka kaluar në Qeveri, dhe në momentin e votimit në Kuvend, mantelbardhët do të marrin pagat me rritje.
Kjo pritet të rrisë mirëqenien dhe dinjitetin e tyre, thuhet në përgjigjet e Zyrës për Komunikim me Publikun në Ministrin së Shëndetësisë, dërguar televizionit publik.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026













