Kosova
Caritasi Zviceran dhe Ministria e Punës nënshkruan marrëveshje për projektin 1.4 milionësh
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Caritasi Zviceran kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të projektit SUREP.
Ky projekt synon të kontribuojë në riintegrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe familjeve të tyre në Kosovë, përmes këshillimit dhe mbështetjes socio-ekonomike, posaçërisht për grupet e cenueshme.
Projekti u nënshkrua nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica dhe Vera Haag Arbenz nga Caritas.
Ministri i MPMS-së, Skender Reçica tha se do të mbështeten shumë kategori të shoqërisë me theks të veçantë trajtimi i personave të riintegruar.
“Sot nënshkruam marrëveshje dhe ka të bëjë për projektin që bashkë me Caritas, nënat me fëmijë të vetme, personat me aftësi të kufizuar personat të keqtrajtuar. Ky projekt ka të bëjë me mbështetjen e këtyre kategorive dhe trajtimin e personave të riintergruar”.
Ndërsa, përfaqësuesja e Caritasit të Zvicrës, Vera Haag Arbenz, tha se projekti realizohet në pesë komuna të Kosovës, shkruan KK, përcjell albinfo.ch.
“Projekti në fjalë ka për qëllim 1000 persona është në lidhje direkte me strategjinë. Projekti ka tre komponentë kryesorë, një interferim ekonomik, dy ofrimi psikosocial dhe tre sigurimin për qëndrimin dhe riintegrimin. Projekti prekë njerëzit të cenueshëm sensibil. Ky projekt realizohet në pesë komuna fillestare për implementimin e këtij projekti”, tha Vera Haag Arbenz, raporton EO.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











