Ca mjete financiare për familjen Ramadani
Pas publikimit të tekstit për kërkesë që të ndihmojm familjen Ramadani, tani ju lus të publikoni edhe njoftimin meqë Z.Kemajl Ramadani sot pas dite në ora 16h ka ndrru jetë.
Shfrytzoj rastin tju falenderoj paraprakisht, texti është me sa vijon.
Njoftm
Njoftojmë bashkëatdhetarët se mbas një sëmundje të randë dhe qëndrimit 17 muaj në spitalin e Besançon të Francës ka ndrru jetë bashkombasi ynë Kemajl Ramadani 39 vjeqar nga fshati SMIRË komuna e Vitisë, baba i 4 fëmijëve. Bashkëfshatarët e të ndjerit të organizuar në shoqatën “Smira” po bëjnë grumbullimin e mjeteve financiare për dërgimin e kufomës në vendlindje si dhe për të ndihmu sa do pak familjen, fëmijët që të kalojnë sa ma leht kët traxhedi familjare.
Apeloj tek të gjithë bashkëatdhetarët dhe tek njerzit e vulnetit të mirë që kanë mundësi të ndihmojnë me mjete financiare kët akcion humanitarë të drejtohen tek bashkëfshatari i të ndjerit Z. Lah Jashari tel .079 237 35 20.
Nexhmedin Ilazi
Producent i Ansamblit GËZUAR Gjenevë
076 574 70 52
————-
Të nderuar Zonja dhe Zotërij,
Ju njoftoj se bashkëkombasi ynë Z.Kemajl Ramadani 39 vjeqar nga fshati Smirë (komuna Vitis) baba i 4 fëmijëve është i shtrirë afro 17 muaj në një spital në Francë, por fatkeqësisht lajmet nga spitali nuk janë të mira, ai po i numron ditët e fundit të jetës së tij.
Për kët arsye bashkfshatarët e tijë të organizuar në shoqatën SMIRA në udhëheqjen e Z. Lah Jasharit kan marrë inciativën të tubojnë ca mjete financiare për familjen, fëmijët e tij që sa ma leht ti përballojnë këto momente pikëllimi.
Pra lus të gjith ata që kanë mundësi të ndihmojnë, qoft edhe me shuma simbolike do të ishte shumë mirë, jamë i vtëdishëm të gjithë jemi lodhë nga ksi lloj inciativash por kërkoj mirëkuptim nga ju dhe mendoj se solidariteti duhet të vazhdoj se e keqja mund ti troket qdo kujt në derë.
Ju premtoj,garantoj se qdo gjë do të jet transparente dhe se lista e donatorve me nënshrim she shuma e dhuruar do tjua përcjell me e-mail .
Me respekt Nexhmedin Ilazi
Për informata mund të telefononi;
Lah Jashari079 237 35 20
Nexhmedin Ilazi
Producet i Ansamblit Gëzuar076 574 70 52
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












