Shkurt.ch

Burgu zviceran kërkon gardianë me prejardhje nga Ballkani

47 nga gjithsej 177 të burgosurit në Thorberg vinë nga Ballkani dhe nga Afrika e Veriut

Në burgun Thorberg mungon një gardian, ndërsa drejtoria e burgut do të dëshironte që këtë vend të zbrazët ta zinte dikush me prejardhje nga Ballkanin ose nga Afrika e Veriut.

Por, çfarë ka ndodhur që të huajt papritmas të shikohen me përparësi?

“Kandidatët me qëndrim të rregullt në Zvicër nga kultura të huaja, si për shembull nga Ballkani ose nga Afrika Veriore, janë të inkurajuar shprehimisht për të aplikuar”, thuhet në konkursin e shpallur për gardian.

Drejtori i burgut, Georges Caccivio e sqaron kështu tekstin e shpalljes së përmendur: “Në burgun tonë dy të tretat e të burgosurve janë të huaj. Ndërsa 47 nga gjithsej 177 të burgosur vinë nga Ballkani dhe nga Afrika e Veriut. Ky është realiteti”.

Në kushtet të tilla, krahas profesionalitetit, prioritet i jepet ehde njohjes së gjuhëve dhe kompetencës interkulturore. Në rast se një i punësuar ka mundësi që në rast problemesh të përkthejë dhe të ndërmjetësojë, konfliktet zgjidhen më lehtë.

Sidoqoftë, konkursi deri më tash nuk ka ngjallur ndonjë interesim të madh. Vetëm një person që i plotëson kushtet bazë është paraqitur për vendin e punës së gardianit, thonë në Thorberg.