Maqedonia
Burgu e thërret Nikola Gruevskin
Ish-kryeministrit të Maqedonisë Nikola Gruevski i është kërkuar të paraqitet në burg më 8 nëntor për të kryer dënimin e tij me dy vjet e gjysmë burg për blerjen e paligjshme të një Mercedesi luksoz.
Gjykata Penale në Shkup konfirmoi të premten se i ka dorëzuar një “akt referimi” ish-kryeministrit Nikola Gruevski, duke thënë se ai duhet të fillojë të vuajë dënimin me burg më 8 nëntor në burgun e Shuto Orizarit pranë Shkupit, shkruan BIRN, përcjell Albinfo,ch.
Gjykata në një deklaratë për shtyp tha se një korrier sot i dorëzoi aktin Gruevskit personalisht, ndërsa ai ishte përpara gjykatës për një tjetër gjyq, “pas një përpjekjeje të mëparshme të pasuksesshme për ta dorëzuar atë në një adresë shtëpie”.
Më 5 tetor, Gjykata e Apelit konfirmoi dënimin me dy vjet burg të Gruevskit në rastin e koduar “Tanku”, ku ai u gjet fajtor për blerjen e fshehtë të një Mercedesi 580,000 euro në vitin 2012 nga ish-ministrja e brendshme Gordana Jankuloska, të cilin ai planifikonte ta përdorte për qëllimet e tij.
Gjykata Penale fillimisht e dënoi Gruevskin në vendimin e saj të shkallës së parë në maj.
Në të njëjtin rast, Gjykata e Apelit reduktoi dënimin e një të pandehuri tjetër, ish-ndihmësministri i brendshëm Gjoko Popovski, nga gjashtë vjet e gjysmë në katër vjet e gjysmë burg.
Jankuloska u dënua me gjashtë vjet burg më parë këtë muaj në një gjyq të kryer më vete për shkak të shtatzënisë së saj. Ajo ka të drejtë ta apelojë vendimin e shkallës së pare, shkruan BIRN, përcjell Albinfo.ch.
Gruevski ka këmbëngulur se ky dhe rastet e tjera gjyqësore që janë ende në proces e sipër kundër tij ishin një strukturë politike e sajuar nga qeveria e re e udhëhequr nga Social Demokratët, SDSM.
Ai qe kryeministër nga viti 2006 deri në vitin 2016. Partia e tij e djathtë VMRO DPMNE u rrëzua nga pushteti në vitin 2017 pas një krize të gjatë politike në të cilën ai dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë u akuzuan për imponim të sundimit autoritar dhe përfshirje në korrupsion.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











