Integrimi
Bunjaku bën sfidën e radhës: jep dorëheqje nga EVP
Politikani shqiptarozviceran, Blerim Bunjaku ka dhënë dorëheqje nga partia e tij e deritashme, EVP. Ai, këtë dorëheqje e ka arsyetuar me mungesën e besimit nga disa Persona mbrenda Kryesisë. Duke folur për albinfo.ch, Bunjaku thotë se “jam lodhur nga kërkesat e vazhdueshme të një pjese të kreut të partisë për arsyetim të qëndrimeve dhe veprimeve […]

Politikani shqiptarozviceran, Blerim Bunjaku ka dhënë dorëheqje nga partia e tij e deritashme, EVP. Ai, këtë dorëheqje e ka arsyetuar me mungesën e besimit nga disa Persona mbrenda Kryesisë.
Duke folur për albinfo.ch, Bunjaku thotë se “jam lodhur nga kërkesat e vazhdueshme të një pjese të kreut të partisë për arsyetim të qëndrimeve dhe veprimeve të mia. Kjo tregon për mosbesim ndaj meje”, thotë ai.
Ndërkohë, në një prononcim për gazetën “Der Landbote”, kryetarja e EVP-së është shprehur e befasuar nga ky veprim i politikanit me rrënjë shqiptare. Ajo ka thënë se Bunjaku ka qenë i mirëpritur në parti dhe se është vlerësuar shumë puna e tij dhe fryma që ka sjellë në EVP. Günthard shpreh keqardhje për këtë dorëheqje, e cila i është bërë e ditur vetëm pak ditë më parë.
Ende nuk janë mbushur dy vite nga koha kur Blerim Bunjaku me pjesëmarrjen në garë për asamblenë komunale të Winterthurit në radhët e EVP-së (parti me bazë fetare evangjeliste) kishte bërë bujë në mediet zvicerane. Identifikimi që i bëhej atij si i huaj, shqiptar dhe me përkatësi fetare myslimane, e vinte në pozitë të vështirë politikanin e ri por njëkohësisht e bënte interesante për medie sfidën e tij politike. Kështu, ai u bë shumë shpejt i njohur jo vetëm me aktivizmin e tij të dalluar por edhe me kundërshtinë që paraqiste kandidimi i tij nga një parti evangjeliste.
Në garat për asamblenë komunale megjithatë nuk i mjaftuan votat për të zënë një vend në asamble, por, partia e tij e zgjodhi Blerimin në postin e mbikëqyrësit të shkollave në një qark të Winterthurit.
Më vonë, duke mbetur pothuaj në vazhdimësi në qendër të vëmendjes së medieve, ai punon në profilizimin e tij politik dhe social dhe në sfidat e reja. Kështu, edhe për zgjedhjet për Parlamentin e kantonit të Cyrihut, Bunjakut iu dha besimi për të garuar në emrin e partisë së tij. Kësaj here ai është dalluar me një angazhim shumë të madh për të mbledhur vota sidomos në mesin e komunitetit shqiptar. Edhe pse ishte mjaft afër, as në zgjedhjet për kanton, Blerimi nuk ia doli. Me një anë shqiptarët ende jo sa duhet të mësuar me pjesëmarrje në votime dhe në anën tjetër fakti se partia e tij ka tradicionalisht një elektorat jo shumë të madh, bënë që ai të mos mund të zgjidhej.
Paralelisht me fushatën për parlament, ai u bë i njohur edhe me një aplikacion që realizoi për të ndihmuar të huajt që të marrin shtetësinë zvicerane. Falë kësaj, Blerim Bunjaku sërish për një kohë relativisht të gjatë vazhdoi të mbetet në fokus të medieve zvicerane. Kjo tregon sigurisht një shkathtësi të politikanit të ri shqiptar për “të mbetur mbi ujë” dhe për të nxjerrë sërish sfidën e radhës. Gjatë gjithë kësaj kohe ai vazhdoi të ishte mjaft aktiv në podiume të ndryshme veçanërisht me temat që kanë të bëjnë e religjionin.
Pas dorëheqjes, Blerimi do të vazhdojë aktivitetin e tij politik. “Ky akt nuk ndryshon shumë në punën time. Unë vazhdoj të jem aktiv në jetën politike e shoqërore dhe e mbaj postin e mbikëqyrësit të shkollave në qarkun që e kam marrë para një viti”, thotë ai për albinfo.ch. Por, a pritet që të kalojë në një parti tjetër për të vazhduar pjesëmarrjen aktive në jetën e këtushme politike? “Për këtë ende nuk kam vendosur. Njëherë për njëherë do të veproj si politikan pa parti”, ka thënë Bunjaku, duke mos dashur të tregojë më shumë për momentin. Por, me elanin e tij për punë dhe prirjen për të sfiduar, është pothuajse e sigurt se atë së shpejti do ta shohim të aktivizuar në një parti. Cila do të jetë ajo, mbetet të pritet dhe të shihet.
E-Diaspora
-
Mërgimtari arrestohet në SHBA pasi hipi në aeroplan me armë Kosovari në SHBA futet me armë të mbushur në aeroplan, arrestohet -Pamje...
-
Numërohen rreth 62% e zarfeve të diasporës, kryeson PS me 65 mijë vota
-
Një shqiptar zgjidhet nënkryetar i komunës Wylie, në Texas të SHBA-së
-
Dy nxënës nga Kosova fitojnë nga 5 medalje në Paris
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares
Jeta në Austri
-
Çmimi i arit mund të arrijë në afro 300 euro për gram, deri në vitin 2030 Edhe pse çmimi i arit ka rënë pas zbutjes së konfliktit tregtar midis SHBA-së dhe Kinës...
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025?
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët