Maqedonia
Bundestagu sot voton për rezolutën në mbështetje të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE
Sot, Bundestagu gjerman do të diskutojë dhe do të votojë për rezolutën në mbështetje të anëtarësimit të Maqedonisë në BE, përcjell albinfo.ch.
Bundestagu gjerman e njeh gjuhën, kulturën dhe identitetin maqedonas, thotë në një deklaratë për Deutsche Welle deputeti i Liberalëve (FDP), Thomas Hacker. Si pjesë e shumicës parlamentare, Hacker është një nga iniciatorët e rezolutës së Parlamentit gjerman për Maqedoninë e Veriut, e cila do të jetë sot në agjendën e Bundestagut.
Me këtë rezolutë Bundestagu dëshiron të inkurajojë Maqedoninë e Veriut që nga vera e vitit 2022 të zbatojë kompromisin me Bashkimin Evropian, thotë Hacker, duke aluduar në marrëveshjen për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.
Deputeti gjerman thekson se hyrja e Maqedonisë së Veriut në BE është në interes të Gjermanisë dhe BE-së.
“Zbatimi i kompromisit nuk do të çojë në humbjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit maqedonas, siç frikësohen nga disa persona të ekspozuar politik në Maqedoninë e Veriut, beson Haker. Sipas tij, përmbushja e marrëveshjes do t’i mundësojë Shkupit të hapë klasterin e parë negociator dhe kjo, siç thekson ai, “është e një rëndësie vendimtare”.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











