Koronavirusi: çast pas çasti
Britania rikthen masat ndaj koronavirusit
Testi i nevojshëm për të gjithë udhëtarët
Kryeministri i Britanisë së Madhe shpalli të shtunën rikthimin e disa prej masave kundër koronavirusit për të parandaluar një përkeqësim të mundshëm të situatës pas identifikimit të dy rasteve me variantin e ri Omicron, që mendohet të jetë edhe më shumë i transmetueshëm.
Kështu, nga java e ardhshme përdorimi i maskës do të jetë i detyrueshëm në të gjitha dyqanet dhe transportin publik në mbarë vendin. Gjithashtu, testi PCR do të jetë i nevojshëm për të gjithë udhëtarët që hyjnë në Britani, ndërsa të gjithë personat që kanë pasur kontakte me të infektuarit me variantin e ri të Covid do të duhet të izolohen, edhe nëse janë të vaksinuar me të dyja dozat.
Kryeministri Johnson shtoi se masat do të jenë të përkohshme, megjithatë u shpreh se Krishtlindjet do të jenë më të mira këtë vit.
Shpallja e këtyre kufizime erdhi pasi autoritetet shëndetësore konfirmuan se 2 raste me variantin e ri nga Afrika e Jugut u regjistruan në Essex dhe Nottingham. Ato do të qëndrojnë në fuqi 3 javë deri sa të ketë një përgjigje nëse vaksinat janë të efektshme kundër këtij mutacioni.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










