Lajme
Britania pret që BE-ja të përmbushë angazhimet për tregti të lirë
Në deklartën e fundit, sekretari britanik i Punëve të Jashtme, Dominic Raab, thotë se vendi i tij pret që Bashkimi Evropian të përmbushë angazhimet për një marrëveshje të tregtisë së lirë, të tillë si ajo me Kanadanë.
Ai theksoi se Britania e Madhe do të ketë si qëllim të arrijë një marrëveshje për të vendosur shumë pak tarifa, edhe pse nuk do të kërkojë të përafrojë rregulloret e saj me ato të BE-së.
“Mund të sigurojmë miqtë dhe partnerët tanë në BE se nuk do të këmbëngulim që ata të përshtaten me rregullat tona, si çmimi që duhet paguar për një marrëveshje të tregtisë së lirë me Mbretërinë e Bashkuar. Kjo nuk është mënyra se si bëhen globalisht marrëveshjet e tregtisë së lirë dhe unë jam i sigurt se BE-ja do të dojë të respektojë angazhimet e saj për një marrëveshje të tregtisë së lirë si ajo me Kanadanë. Ka një mundësi të shkëlqyer për të gjitha palët”, tha Raab.
Njoftohet se zyrtarët e BE-së kanë paralajmëruar se Kanadaja e arriti statusin e tregtisë kryesisht pa tarifa, duke i përputhur shumë nga rregullat e saj me rregulloret e BE-së. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












