Shkurt.ch
Brexit: Studentët zviceranë në Oksford përballen me tarifa më të larta
Mundësia e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian nuk po prek vetëm qytetarët e këtij vendi dhe bizneset. Nga kjo janë shprehur të shqetësuar edhe studentët zviceranë që studiojnë në universitetet në Britani.
Studentët zviceranë në Universitetin e Oksfordit thonë të jenë të pakënaqur për një rritje të madhe të tarifave të shkollimit.
Leo Eigner Shearmur që ndjek studimet në Kolegjin Lincoln thotë se ata janë të shqetësuar rreth zhvillimeve të Brexit-it. Zvicra ka një histori të madhe mbi 600 vjeçare me Kolegjin e Lincolnit dhe dalja nga BE-ja e këtij shteti mund ta rrezikojë atë.
Universiteti i ka siguruar studentët e huaj që do të jenë në gjendje të përfundojnë studimet e tyre dhe të mbajnë fondet e tyre sipas skenarit të Brexit, përcjell albinfo.ch.
“Ka arsye të mëdha për t’u shqetësuar seriozisht rreth Brexitit në aspektin e ndikimit të saj në politikën evropiane dhe për klimën politike në Mbretërinë e Bashkuar”, thotë një student i Historisë, Caspari, i cili thekson se tek ai personalisht nuk do të ndikojë rritja e tarifave. Ndërsa disa studentë të tjerë thonë se pikërisht Brexiti do të mund të ketë një efekt më të mirë për zviceranët.
“Brexit mund të sjellë së bashku Mbretërinë e Bashkuar dhe Zvicrën më afër, pasi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të duhet të punojë për marrëveshjet dypalëshe me vendet e BE-së, të cilat Zvicra i ka bërë për një kohë të gjatë”, thonë disa nga studentët.
Më 25 shkurt të vitit 2019, një marrëveshje për të drejtat e qytetarëve zviceranë dhe atyre britanikë afirmoi të drejtën e të gjithë shtetasve zviceranë të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe anasjelltas, madje edhe në rast të një dalje të kësaj të fundit nga BE-ja.
Marrëveshja e re dypalëshe ka sqaruar shumë situatën për shtetasit zviceranë në Britani të Madhe dhe sinjalizon vazhdimin e marrëdhënieve anglo-zvicerane.
Megjithatë, Brexit do të ketë më shumë se dy tarifa për shkollim për shtetasit zviceranë. Më herët tarifat ishin 9,250 funte, tash shtetasit zviceranë përballen me kosto, duke filluar nga 24,740 deri 34,678 funte në vit për një diplomë universitare.
E-Diaspora
-
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains Angazhimi i shqiptarëve në jetën publike të Zvicrës po vazhdon të forcohet edhe në nivel lokal.... -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri













