Bota
Bota shpreh neveri për sulmet në xhamitë e Zelandës së Re
Liderë politikë dhe fetarë të botës kanë shprehur të premten neveri dhe pikëllim për sulmin e përgjakshëm me armë mbi dy xhami të Zelandës së Re, duke i fajësuar me këtë rast disa politikanë dhe media për nxitje të urrejtjes ndaj myslimanëve.
Policia në Zelandë të Re ka bërë të ditur se tre burra dhe një grua janë ndaluar dhe se një burrë është paditur për vrasjes. Kryeministrja Jacinda Ardern bëri të ditur se disa prej viktimave mund të kenë qenë emigrantë dhe refugjatë të rinj, raporton “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
“Ata janë pjesë jona”, ka thënë ajo. “Personi që e ndërmori këtë akt të dhunës është kundër nesh. E të këtillët nuk kanë vend në Zelandën e Re”.
Kryeministri australian, Scott Morrison, tha se shtetasi australian i arrestuar pas sulmit ishte “ekstremist, terrorist i dhunshëm i të djathtës ekstreme”.
Duke reaguar ashpër ndaj sulmit, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se është thellësisht e prekur, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
“Jemi të bashkuar me Zelandën e Re dhe ndjejmë pikëllim të thellë për qytetarët e prekur, të cilët janë sulmuar dhe vrarë si pasojë e urrejtjes raciste teksa luteshin në mënyrë paqësore në xhamitë e tyre. Qëndrojmë të bashkuar kundër akteve të tilla terrorizmi”, ka thënë ajo.
Në njoftimin e lëshuar nga Komisioni Evropian thuhet se “ky akt i pamëshirshëm brutaliteti ndaj njerëzve të pafajshëm në vendin e tyre të lutjes nuk ka se si të jetë më në kundërshti me vlerat dhe kulturën e paqes dhe unitetit të cilat Bashkimi Evropian i ndan bashkë me Zelandën e Re”.
Prefekti i parë mysliman i Londrës, Sadiq Khan, ka thënë se londinezët duhet të qëndrojnë përkrah popullit të Christchurchit.
“Kur flakët e urrejtjes kaplojnë, kur njerëzit demonizohen shkaku i besimit që kanë…., pasojat janë po aq vdekjeprurëse sa dhe e dëshmoi rasti i sotëm”, tha ai.
Kryeministrja norvegjeze, Erna Solberg, theksoi se sulmi i ringjalli kujtimet e vitit 2011 në vendin e saj, kur ekstremisti antimysliman, Anders Breivik, vrau 77 persona. “Krejt kjo tregon se ekstremizmi po ushqehet dhe jeton akoma në shumë vende”.
“Fajin për rritjen e numrit të këtyre sulmeve terroriste ia atribuoj islamofobisë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, kur 1.3 miliardë myslimanë u fajësuan kolektivisht për një akt të tillë terrori”, ka thënë kryeministri pakistanez, Imran Khan, në një postim të tij në mediat sociale.
Duke reaguar kundër sulmit që la të vrarë 49 persona në dy xhamitë zelandeze, me qindra protestues të zemëruar rrokën rrugët në Daka të Baglandeshit, duke brohoritur: “Allahu Akbar” (Zoti është i madh), pas lutjeve të së premtes. “Nuk do të lejojmë që gjaku i myslimanëve të derdhet kot”, ka thënë njëri nga protestuesit.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












