Shkurt.ch
“Bomba në aeroplan”, alarmi i rremë kthen fluturaken në aeroport
Shkaktare ishte një shaka e pakripë në muret e wc-së së aeroplanit. Aty, ndonjë pasagjer i pandërgjegjshëm kishte shkruar se në aeroplan ishte vendosur një bombë
Një aeroplan i kompanisë Turkish Airlines që ishte nisur nga Stambolli për në Bazel është detyruar të kthehet nga është nisur, për shkak të një kërcënimi me bombë. Aeroplani i tipit Boeing 737 në të cilin ndodheshin 151 pasagjerë, siç njofton një zëdhënës i kompanisë, ka aterruar pa probleme në Aeroportin e Stambollit.
Por shkaktare e gjithë këtij shqetësimi, siç u konstatua më vonë ishte një shaka e pakripë, e shkruar në muret e wc-së së aeroplanit, shkruan nzz.ch. Aty, ndonjë pasagjer i pandërgjegjshëm kishte shkruar se në aeroplan ishte vendosur një bombë.
Megjithatë, udhëtarët e traumatizuar janë përcjellë në një aeroplan tjetër, me të cilin janë sjellë në Zvicër, transmeto albinfo.ch. Aeroplani ka aterruar pa probleme në orën 16.46 në Aeroportin Basel-Mülhausen.
K është rasti i tretë i kësaj natare që po i ndodh kompanisë Turkish Airlines në javët e fundit.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











