Turizëm
Blogerja nga Zelanda e Re jep shumë arsye pse duhet vizituar Shqipëria
Në vazhdën e shkrimeve të mira për Shqipërinë, sidomos për turizmin, një shkrim të këtij lloji ia ka kushtuar këtij vendi një blogere nga Zelanda e Re.
Ajo që ka shumë ndjekës në rrjetet sociale, u ka bërë thirrje atyre që ta vizitojnë Shqipërinë, madje ka thënë se ky vend është më i sigurt se shumë vende të tjera në Evropë.
“Shqipëria është një vend shpesh i keqkuptuar. Mes Malit të Zi dhe Greqisë, shtrihet një parajsë e fshehur, që shumë herë, njerëzit e humbasin ose nuk e dinë se ku ndodhet në hartë. Unë u dashurova me Shqipërinë. Plazhet e saj të mëdha dhe njerëzit miqësorë më bënin të ndihesha e sigurt gjatë gjithë kohës”, ka shkruar ajo, përcjell albinfo.ch.
Në shkrimin e gjatë ajo i ka përshkruar plazhet në bregdetin shqiptar si nga më të bukurit në Evropë. Ndërsa ka përmendur plazhin e Ksamilit, Dhërmiut dhe Borshit.
Ndër karakteristikat e tjera ajo ka thënë se njerëzit në Shqipëri janë jashtëzakonisht mikpritës.
“Shqiptarët i duan të huajt! Ata ju mirëpresin krahëhapur dhe me zemra të hapura, ky është moment kur e kuptoni se është një destinacion i mrekullueshëm udhëtimi. “Nga jeni?”, është një pyetje popullore që ju bëhet kur jeni duke udhëtuar nëpër Shqipëri. Kur thosha “Nga Zelanda e Re” fytyrat e tyre ndizeshin nga lumturia, gëzimi dhe ndonjëherë pak konfuzion. Po, Zelanda e Re është shumë larg”, shkruan ajo.
Po ashtu në shkrim ajo ka thënë se Shqipëria ka shumë kështjella të bukura dhe vende historike, përmend këtu Butrinti, Beratin dhe Gjirokastrën, të cilat janë vende të mbrojtura nga UNESCO.
Ajo ka përshkruar në këtë shkrim edhe qytetin e Shkodrës dhe ka folur për bukuri natyrore duke thënë se “nuk është çudi që Shqipëria është një parajsë për dashamirësit e natyrës”.
Të ngjashme
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










