Lajme
Blloku B2 i Kosovës B pritet të rikthehet në prodhim nga mesnata
B2-shi pritet të prodhojë energji elektrike diku kah mesnata
Zyrtarët e KEK-ut kanë njoftuar sot se Blloku B2 i Kosovës B do të startojë së funksionuari pas reahabilitimit teknik sot pasdite, ndërsa do të futet në prodhim, të prodhojë energji elektrike diku kah mesnata.
Dje është paralajmëruar se ky kapacitet shumë i rëndësishëm për prodhimin e energjisë elektrike dhe për furnizim të konsumit të Kosovës në këtë kohë të mungesave evidente të rrymës do të rikthehet sot në mëngjes në prodhim. Mirëpo, prolongimi për disa orë i rikthimit të këtij blloku është bërë për shkak të testimit më të gjithanshëm të stabilimenteve të tij, pas remontit që zgjati 39 ditë, ose që nga 14 dhjetori kur ndali punën pasi që u konstatua defekti teknik.
Skënder Bucolli, zëdhënës i KEK-ut, ka thënë se po bëhen testet e fundit në këtë bllok pas remontit dhe diku në orët e pasditës i njëjti do të startojë me punë, ndërsa diku kah mesnata B2-shi do të nisë prodhimin, raporton Buletini Ekonomik, përcjell Albinfo.ch.
Në këtë mënyrë, nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, kah mesnata konsumi i Kosovës do t’i ketë edhe 260 megavat-orë energji elektrike, që do të thotë 260 megavat-orë më pak import të shtrenjtë të rrymës.
Sipas zyrtarëve të KEK-ut, gjatë ditës së premte është punuar kryesisht në finalizimin e të gjitha punëve, edhe atyre më të imtave dhe më të skajshme dhe në verifikimin e punëve remontuese që janë duke vazhduar që nga dhjetori i vitit të kaluar.
“Gjithçka rreth remontit tashmë është kryer, pra të gjitha punët rreth riparimit të defektit që largoi për mbi një muaj nga puna këtë njësi prodhuese të rrymës janë finalizuar dhe pas testimeve të fundit, sot kah mesnata B2-shi do të rikthehet në prodhim”, ka thënë zëdhënësi i KEK-ut.
Blloqet e termocentraleve Kosova B, përkatësisht termocentrali Kosova B, sado që tashmë është goxha “i moshuar”, ka filluar punën që më 1979, është shumë i rëndësishëm, madje sipas ekspertëve, është qenësor në prodhimin e rrymës për konsumin kosovar. Bashkarisht, të dy blloqet, kanë kapacitet mbi 600 megavatë në gjenerator, ndërsa në rrjet kapaciteti i tyre është 520 megavatë. Secili bllok, pra ka kapacitetin në rrjet 260 megavat-orë. Pra, prej të dielës konsumit të Kosovës do t’i shtohen 260 megavat-orë energji elektrike.
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri












