Futboll
“Blick” sqaron receptën Challendes: Mbrojtje të fuqishme dhe qëllim KE 2020
Falë sistemit të ri të Ligës së Kombeve edhe përfaqësuese të reja si Kosova mund të ëndërrojnë KE 2020. Trajneri i saj Bernard Challandes është drejt rrugës për t’u kthyer në hero kombëtar, shkruan blick.ch.

Falë sistemit të ri të Ligës së Kombeve edhe përfaqësuese të reja si Kosova mund të ëndërrojnë KE 2020. Trajneri i saj Bernard Challandes është drejt rrugës për t’u kthyer në hero kombëtar, shkruan blick.ch.
Pesë përballje ka luajtur këtë vit Kosova dhe asnjë nuk e ka humbur. Katër fitore kundrejt Madakaskarit, Burkina Faso, Shqipërisë në Cyrih, dhe Ishujve Faroe, ndërsa rrëmbeu një barazim në Azerbejxhan. Dy ndeshjet e fundit janë në kuadër të Ligës së Kombeve.
“Unë ua bëra ta qartë djelmoshave duke i pyetur: a ka ndonjë klub më të fortë sesa ne në ligën D?, përgjigja e tyre ishte e qartë, tha Challendes, përcjell albinfo.ch.
Gjeorgjia dhe Bellorusia në fakt kanë më shumë eksperiencë sesa ne, por Kosova është më e mirë se të gjitha sa u takon talenteve.
Më tej media zvicerane shkruan se euforia në Kosovë është tepër e madhe dhe se kjo më së miri vërehet në blerjen e 12 mijë biletave brenda pak minutash.

Recepta e suksesit të Challendes
Trajneri 67 vjeçar është me këmbë në tokë dhe pranon se ata akoma nuk kanë luajtur kundër Gjermanisë dhe Francës, megjithatë “vullneti është gjithmonë atje.” Po ashtu me pak patriotizëm dhe një porcion çmendurie dhe kreativiteti.
Challendes thotë se ajo që ndodhi në kualifikimet e botërorit, kur Kosova mori 24 gola, nuk do të përsëritet dhe djelmoshat e tij tani duhet të mendojnë për mbrojtjen. Edhe klube të mëdha si Franca, ndonjëherë luajnë me 10 mbrojtësa. Dhe rezultati është mahnitës: sivjet Kosova nuk ka pranuar gol.
Në fund Challendes qetëson median zvicerane se pavarësisht se për Kosovën luajnë shumë shqiptaro-zviceranë si: Fidan Aliti, Hekuran Kryeziu, Benjamin Kololli, Jetmir Krasniqi, Idriz Voca, Arben Xhemajli dhe këtë shembull mund të ndjek edhe Mirlind Kryeziu, për të është e rëndësishme se çfarë vendos lojtari: për kë dëshiron të luajë?
Me rëndësi është që lojtarët të kenë vetëm një qëllim: kualifikim në KE 2020.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet Gjykata e Lartë e ka rrëzuar ankesën e ish bashkëshorteve. Kryetari i trupit gjykues thotë se...
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
Jeta në Austri
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës Autoritetet zvicerane kanë marrë zyrtarisht përsipër hetimin për aksidentin e fluturimit të kompanisë Swiss në Graz,...
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri