Kosova
“Blick” e rendit Thaçin në listën e liderëve botërorë
Emri i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është përfshirë në një artikull të publikuar së fundmi, ku flitet për nëntë liderët më të fuqishëm të botës.
Në të njëjtën listë me Presidentin amerikan Donald Trump, atë francez Emmanuel Macron, Angela Merkel, Nancy Pelosi, Vladimir Putin, Mohammed bin Salman, Theresa May e Viorica Dancila, është edhe Thaçi, i cili konsiderohet si një nga liderët më të mëdhenj në botë.
“Blick” duke analizuar ndodhitë në Kosovë dhe formimin e Ushtrisë, përkundër kundërshtimeve të Beogradit, e ka konsideruar Presidentin e vendit si një nga nëntë liderët më të suksesshëm të botës.
Gjithashtu, gazeta më e lexuar zvicerane siç duket e ka vlerësuar lart edhe fjalimin e Thaçit në Këshillin e Sigurimit, shkruan kk, përcjell albinfo.ch.
“Blick” ka shkruar se Presidenti i Kosovës do të parandalojë një konflikt tjetër të madh në Ballkan.
“Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si kryeministër më 2012 i shtrëngoi duart me homologun e atëhershëm serb. Këtë vit, marrëdhënia mes dy vendeve është përkeqësuar përsëri. Një zgjidhje e mundshme për konfliktin e bllokuar në Kosovë ishte shkëmbimi i një rrethi verior në Kosovë për një territor serb të banuar kryesisht nga shqiptarët. Në dhjetor, Thaçi njoftoi themelimin e ushtrisë së vet. Serbia, e cila kurrë nuk e ka njohur shkëputjen e Kosovës, u tërbua. Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i cili u mblodh me nguti, gjithashtu erdhi deri te fjalosjet. Do të jetë detyrë e Thaçit për vitin 2019 që të vazhdojë të mbrojë pavarësinë e vendit të tij dhe të kontribuojë në stabilitetin e rajonit, pas themelimit të ushtrisë, pa e nxitur më tej konfliktin”, shkruhet në artikullin e “Blick”, për Thaçin.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












