Integrimi
Blerine Halilaj, kandidate për asambliste në Melk të Austrisë
Blerine Halilaj është kandidate nga radhët e Partisë së Gjelbër me numrin 7, dhe fokusi i saj është në mbrojtjen e ambientit, mbrojtjen e kafshëve dhe kundër ngrohjes globale
Këtë të dielë, më 26 janar, do të mbahen zgjedhjet komunale në landin e Austrisë së Ulët (Niederösterreich). Shqiptarja, Blerine Halilaj është kandidate në komunën e Melk.
Blerina, 24-vjeçare, është e lindur në Melk, ndërsa me prejardhje është nga komuna e Drenasit.
Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në Melk, pastaj ka vazhduar shkollimin e lartë në drejtimin social në St. Pölten. Blerina ka ndjekur po ashtu edhe shkollimin muzikor në Vjenë, në drejtimin e këndimit, por e ka ndërprerë. Ndërkohë aktualisht është duke përfunduar studimet në drejtimin social dhe në të njëjtën kohë ndihmon familjen e saj, e cila merret me gastronomi.
„Në jetën private merrem me muzikë dhe këndim, më pëlqen të jem në natyrë dhe më pëlqen puna e angazhimi me fëmijë. Kam dëshirë të lexoj sa më shumë dhe të kuptoj botën në të cilën jetojmë, problemet me të cilat jemi duke u përballur çdo ditë e më shumë“, tregon ajo për albinfo.ch.
Blerina rrjedh nga një familje e përndjekur politikisht në ish-Jugosllavi. Sot kjo familje, falë punës së zellshme dhe integrimit të suksesshëm gëzon një respekt të veçantë në shoqërinë e qytetit të Melkut. Kjo duket se ka qenë edhe arsyeja që ka shtyrë atë të futet në politikën austriake.
Blerine Halilaj është kandidate nga radhët e Partisë së Gjelbër me numrin 7, dhe fokusi i saj është në mbrojtjen e ambientit, mbrojtjen e kafshëve dhe kundër ngrohjes globale.
„Strategjia jonë kryesore është mbrojtja ambientit, integrimi i të huajve në shoqërinë austriake. Kemi takime të rregullta me qytetarë – votues të cilët përpiqemi t’i bindim me punën dhe programin tonë. Ne kemi njerëz të të gjitha shtresave, duke filluar prej më të shkolluarve deri te klasa punëtore, e gjithashtu edhe njerëz të të gjitha komuniteteve”, thotë ajo për albinfo.ch.
Blerina ka besim të plotë se komuniteti shqiptar që jeton në komunën e Melkut do ta përkrahë atë në këto zgjedhje. „Familja ime dhe unë kemi dhënë kontribut për komunitetin tonë dhe besoj që në të ardhmen unë do të jem zëri i tyre në të gjitha sferat ku kanë nevojë. Në kohën e sotme më tepër së kurrë kemi nevojë të jemi afër njëri- tjetrit“, nënvizon Blerina, duke kërkuar që më 26 janar shqiptarët të dalin dhe të votojnë për të.
Bashkatdhetarët nga komuna e Melkut të dielën, më 26 janar, duhet të dalin dhe të votojnë për Blerine Halilajn, sepse duke votuar për të, ata do të votojnë për njerëzit e tyre që premtojnë një të ardhme më të mirë, më të sigurt për ju dhe ambientin tuaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë













