Lajme
Bizneset në Barcelonë, të rrezikuara prej pandemisë

Dikur barcelonasve u zihej fryma nga masa e turistëve që vërshonin rrugëve të qytetit. Qëkurse shpërtheu pandemia Corona, turistët janë pakësuar dhe shumë biznese që mbijetojnë nga turizmi rrezikojnë të falimetojnë, shkruan DW, përcjell Albinfo.ch.
Sagrada Familia është atraksioni kryesor i Barcelonës. Një katedrale kronikisht e papërfunduar që prej 140 vjetësh si një kantier ndërtimi. Skelat dhe vincat asnjëherë nuk i kanë stepur turistët për ta vizituar atë. Por Corona ia ka dalë tani që katedralja më në fund të kthehet në duart e barcelonasve. „Normalisht, radhët e turistëve ishin aq të gjata, ndërsa tani ajo është e zbrazur!”, thotë një vendase.
Me Sagrada Familia aktualisht nuk mund të fitohen para. Pra, vendasit lejohen ta vizitojnë atë falas, të shtunave dhe të dielave. Shumë prej tyre e shohin atë për herë të parë ose për herë të parë prej shumë kohësh …
Një grua thotë: „Që prej tetë vjetësh nuk kam qenë këtu. Një kohë shumë e gjatë!”
„Si është pa turistët?” Gruaja përgjigjet: „Të them të drejtën, shumë mirë!” „Barcelona na përket sërish neve!”
Edhe shëtitorja e famshme La Rambla është tani tërësisht në dispozicion të vendasve. Imazhet e këtij bulevardi vite më parë tregojnë dyndje kalimtarësh. Qendra e qytetit dukej se ishte në prag të kolapsit. Por tani Ramblas është e zbrazur. Alberto Castro është tregtar suveniresh: „Unë punoj qysh prej 25 vjetësh këtu. Madje edhe në netët me shi të dimrit Ramblas kanë qenë më me gjallëri se tani”.
Aty pranë ndodhet edhe Boquería, tregu historik, i konsideruar si barku i Barcelonës. Shumë stenda të dekoruara enkas për turistët në muajt e fundit kanë falimentuar. Ato që kanë mbetur janë stendat që kanë qenë gjithmonë këtu. María José Arteaga p.sh, që e ka trashëguar nga e ëma stendën e shtijes së mishit të shpendëve.
“Ankesat paskan qenë të ekzagjeruara”
Para coronës këtu nuk mund të kalohej dot prej dyndjes së njerëzve. Tani këtu ka mjaft vend për vendasit, por edhe ata janë larguar. Tregtarët pyesin përse. Tregtarja Maria Jose Arteaga: „Do të desha ta dija përgjigjen. Tani na duhen klientët vendas, por ata nuk vijnë. Kjo tregon, që edhe ankesat e mëdha ndaj turistëve paskan qenë të ekzagjeruara. Fqinjët e vjetër tani po preferojnë supermerkatot. E ata pak që ende vijnë këtu, nuk na sjellin asgjë për xhiron ditore.”
Barcelona, bukuria është zbrazur. El Born p.sh. një zonë e frekuentuar në qendër, këtu shumë dyqane të vogla ekzistojnë falë turistëve – pushuesve që kanë dëshirë të blejnë sende ekstravagante. Gjermania Liza Lempp dizajnon çanta.
Tani ajo do të heqë dorë prej dyqanit. Xhiroja i ka rënë – por qiraja nuk i ulet asaj me asnjë cent. Pronari i objektit është i prerë.
40% e dyqaneve para falimentimit
Disa tregtarë të tjerë në fqinjësi ia kanë dalë që të negociojnë me sukses për uljen e qirasë. Por shumë nuk po e përballojnë dot më biznesin. Në El Born 40% e dyqaneve nuk do ta mbijetojnë coronën, vlerëson dega e shitjes me pakicë. Ndoshta ata do të spostohen në një kuartier me cmime më të ulëta qiraje – ashtu sikurse kanë bërë shumë tregtarë të vjetër të qytetit, që prej kohësh janë transferuar në periferi. Nëse sheh imazhet e para tre viteve nëpër muret e godinave gjen edhe grafite me parrulla si “turistë zhdukuni!”.
Qyteti sheh tani edhe një shans, që të mos e lejojë situatën të degradojë deri në ekstrem. Xavier Marce, nga këshilli i qytetit për turizmin dhe kulturën vëren: „Ne kemi tani një pushim – por nuk duhet ta fshehim që ka ekzistuar ky problem dhe që ne duhet ta zgjidhim atë, derisa turizmi të rigjallërohet.”
Qyteti si idil vetëm për vendasit – këtë nuk e beson askush as në bashki. Por ndoshta mund të ketë një zhvillim gradual pak nga pak – ashtu sikurse ndodh prej 140 vjetësh me Sagrada Familia. E ndoshta edhe banorët do të mund të pajtohen me Barcelonën…
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026