Autotech
Bien dukshëm, shitjet e telefonëve të kompanisë Apple
Shitjet e telefonëve të kompanisë Apple, Iphone, kanë rënë në shkallën më të ulët ndonjëherë, bazuar në të dhënat e tre muajve të parë të këtij viti.
Kjo kompani ka thënë se të hyrat nga shitja e telefonëve kanë rënë për 17 për qind, në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë.
Megjithatë, shefi ekzekutiv i kompanisë Apple, Tim Cook ka thënë se shitjet janë rritur në fund të muajit mars, duke përfshirë Kinën, vend në të cilin kompania ka ulur çmimet e produkteve për të rritur kërkesën, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Apple ka paralajmëruar se ulja e numrit të shitjeve të telefonëve të saj, sidomos në Kinë, ka qenë për shkak të konkurentëve të saj më të lirë siç janë Huawei dhe Xiaomi.
Në tre muajt e parë është thënë se vlera totale e fitimit ka arritur në 58 miliardë dollarë në krahasim me parashikimet e analistëve për 57.3 miliardë dollarë.
Pavarësisht shitjeve më të pakta të telefonëve, Cook ka thënë se në vazhdimësi është rritur kërkesa për produkte tjera të kësaj kompanie siç janë orët e mençura.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












