Bie numri i të vrarëve me armë zjarri
Gjatë vitit 2008 në Zvicër nga të shtënat me armë zjarri kanë humbur jetën 259 persona, ndërsa një vit më parë ky numër ishte 291
Numri i të vrarëve nga armët e zjarrit ka shënuar një rënie të vazhdueshme viteve të fundit, njofton drs.ch. Kështu, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Enti Federal për Statistikë, gjatë vitit 2008 në Zvicër nga të shtënat me armë zjarri kanë humbur jetën 259 persona, dhe në shumicën dërmuese të rasteve (239) bëhej fjalë për vetëvrasje. Ndërsa një vit më parë ky numër ishte 291.
Shumica dërmuese e të vrarëve ose të vetëvrarëve nga armët e zjarrit ishin meshkuj. Vetëm 13 ishin femra.
Marrë në përgjithësi, në disa vitet e fundit, sipas këtij raporti, vrasjet me armë zjarri kanë shënuar një përgjysmim. Në vitin 1998 ishin shënuar 466 vrasje të tilla.
Këto të dhëna janë publikuar në prag të referendumit që do të mbahet më 13 shkurt mbi ndalimin e mbajtjes së armëve të shërbimit në shtëpi.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











