Kosova
Biden i shkruan letër Presidentit Thaçi
Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joseph Biden, pas takimit me presidentin Thaçi në Konferencën e Sigurisë në Munih, i ka dërguar edhe një letër mbështetëse atij.
Ai ka shprehur përkrahjen e tij për një zgjidhje të dakorduar në mënyrë reciproke me Serbinë që do të çonte në njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Biden ka shkruar se kjo do të ishte një arritje e rëndësishme për Kosovën dhe do të ndihmonte në arritjen e të gjitha qëllimeve, transmeton Klan Kosova, përcjell albinfo.ch.
Ai, po ashtu, ka thënë se Kosova ka bërë përparim të pabesueshëm që nga shpallja e pavarësisë, por se siguria e vendit, perspektiva ekonomike dhe statusi ndërkombëtar duhet të forcohen dhe të zgjerohen.
Kjo është letra e plotë e tij dërguar presidentit Thaçi:
I nderuar president Thaçi,
E vlerësoj lart mundësinë që kisha që të kaloj kohë me ju në Konferencën e Sigurisë në Munih fundjavën e kaluar.
Kosova ka bërë përparim të pabesueshëm prej që ka fituar pavarësinë e saj, në një masë të madhe falë lidershipit dhe kontributeve tuaja. Sidoqoftë, siguria e vendit, perspektiva ekonomike dhe statusi ndërkombëtar duhet të forcohen dhe të zgjerohen – një pikëpamje që unë e di që ju e ndani. Një zgjidhje e dakorduar në mënyrë reciproke me Serbinë, që çon në njohjen e pavarësisë së Kosovës, do të ishte një arritje e rëndësishme dhe do të ndihmonte në arritjen e të gjitha këtyre gjërave. Ju uroj suksese në ndjekjen e një zgjidhjeje të tillë.
Ju e dini se përkushtimi im ndaj Kosovës është personal dhe i thellë, dhe unë do të vazhdoj të qëndroj afër gjithë popullit të Kosovës, përderisa ju përmbushni angazhimin tuaj për një të ardhme më të ndritur. Faleminderit për partneritetin tuaj për ta bërë këtë të ardhme një realitet.
Përshëndetje të ngrohta,
Joseph R. Biden, Jr.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











