Bota
Betohet qeveria e re italiane
Partia Demokratike do të udhëheqë Ministrinë e Ekonomisë dhe atë për Çështje Evropiane, derisa ish-kryeministri Paolo Gentiloni duket se do të bëhet komisionari i ri i Italisë në BE.
Të enjten është betuar qeveria e re italiane, e cila është krijuar pas koalicionit të Partisë Demokratike pro-evropiane dhe Lëvizjes Pesë Yjet.
Administrata e re duket e sigurt se synon të ketë më pak konflikte me Bashkimin Evropian, për dallim nga qeveria e kaluar, e cila vazhdimisht ka kundërshtuar rregullat e bllokut evropian për buxhet dhe migrim.
Partia Demokratike do të udhëheqë Ministrinë e Ekonomisë dhe atë për Çështje Evropiane, derisa ish-kryeministri Paolo Gentiloni duket se do të bëhet komisionari i ri i Italisë në BE.
Kryeministri italian, Giuseppe Conte, profesor pa lidhje politike, ka udhëhequr një ekip të ri prej shtatë grave dhe 14 burrave, në ceremoninë e betimit në pallatin presidencial, përcjell albinfo.ch.
Qeveria e 67-të e Italisë nga Lufta e Dytë Botërore u ka dhënë më shumë hapësirë politikanëve të rinj dhe jo aq shumë atyre me përvojë.
“Do të jetë rrugëtim interesant”, ka thënë ministri i Arsimit, Lorenzo Fioramonti.
Megjithatë kjo qeveri nuk do të ketë kompetenca të plota derisa të fitojë mocionet e votëbesimit në të dyja dhomat e Parlamentit javën e ardhshme.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













