Integrimi
Betim Morina, i pari në “Mister Suisse Francophone”
Betim Morina është zgjedhur mister i vitit në spektaklin e bukurisë në Zvicër “Miss & Mister Suisse Francophone 2016”. Djaloshi 17 vjeçar arriti të triumfojë në një garë shumë të fortë, në spektaklin i cili u mbajt të shtunën në mbrëmje në “Theatre Barnabe” në Lozanë të Zvicrës. Kjo është fitorja e parë e një misteri më prejardhje shqiptare në garat e këtij niveli
Betim Morina është zgjedhur mister i vitit në spektaklin e bukurisë në Zvicër “Miss & Mister Suisse Francophone 2016”. Djaloshi 17 vjeçar arriti të triumfojë në një garë shumë të fortë, në spektaklin i cili u mbajt të shtunën në mbrëmje në “Theatre Barnabe” në Lozanë të Zvicrës. Kjo është fitorja e parë e një misteri më prejardhje shqiptare në garat e këtij niveli.
Muhamed Berbatovci, pjesë e stafit të organizimit të “Miss & Mister Suisse Francophone” thotë për albinfo.ch”. “Më duket se më shumë jam gëzuar unë se sa Betimi. Punoj prej tetë vitesh në organizimin e këtij spektakli, dhe fitorja e Betimit më ka gëzuar pamasë. Kjo është fitorja e parë e një misteri shqiptar por shpresoj jo e fundit”, shprehet ai.
Hobi i Betimit është futbolli. Një kohë të gjatë ai ishte i angazhuar në disa klube futbollistike për të rinj të Lozanes.
Në finalen e këtij manifestimi mori pjesë edhe vajza shqiptare Qëndresa Azemi, e cila nuk pati fatin të shpërblehej me ndonjë çmim, shkruan albinfo.ch Vendin e parë në konkurrencën e vajzav e fitoi Ambre Chavaillaz.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste













