Integrimi
Betim Bunjaku, kandidat pa parti në zgjedhjet për Asamblenë e qytetit Rapperswil-Jona
Në një intervistë për albinfo.ch Betim Bunjaku flet për atë çfarë e ka shtyrë të kandidojë dhe shpalos vizionin e tij për të ardhmen e qytetit
Betim Bunjaku është një i ri 27 vjeçar, i cili ka vendosur të kandidojë për një vend në Asamblenë e qytetit Rapperswil-Jona, Kantoni i St. Gallenit, në zgjedhjet që mbahen nesër, më 25 shtator. Ai është rritur në këtë qytet të bukur buzë Liqenit të Cyrihut, i cili ndryshe quhet edhe “Rosenstadt” (qyteti i trëndafilëve). Politikani i ri ka një diplomë bachelor në ekonomi, nga Universiteti i St. Gallenit ku së shpejti do të marrë edhe masterin.
Në një intervistë për albinfo.ch Betim Bunjaku flet për atë çfarë e ka shtyrë të kandidojë dhe shpalos vizionin e tij për të ardhmen e qytetit.
Si u bë që ju të kandidoni?
Rapperswil-Jona është komuna më e madhe në Zvicër pa parlament. Vitin e kaluar ishte refuzuar hyrja e një parlamentari në mbledhjen kuvendit. Sipas mendimit tim kjo është një abuzim dhe një dëm i madh për qytetin tonë të bukur. Kjo më ka motivuar, më ka aktivizuar dhe më ka mbushur me energji për të vendosur struktura më të mira demokratike dhe ligjore në Rapperswill – Jona. Kjo ishte edhe arsyeja e kandidimit tim.
Për cilën parti kandidoni dhe si ka shkuar fushata?
Fushata merr kohë të gjatë për kërkesë. Sidomos për shkak se unë nuk i përkas asnjë partie. Unë mbështes shumicën e punës së nevojshme. Aktualisht, nuk jam aktiv në asnjë parti, sepse nuk dua të imponohem nga mendimet e të tjerëve.
Sa aktiv jeni në fushatë? Cilit elektorat i drejtoheni?
Kam qenë dhe vazhdoj të jem shumë aktiv gjatë fushatës dhe ju drejtohemi një numri të madh të votuesve. Në veçanti, atyre që dëshirojnë të jemi pjesë e parlamentit të qytetit Rapperswil – Jona. Vetëm kjo garanton pjesëmarrjen e qytetarëve dhe kontrollin mbi organet tjera të qytetit. Përveç kësaj unë kam adresuar tema dhe probleme të tjera si: promovimin e vendit, strategjinë dhe vizionin. Për shkak të gjuhës sime të re, natyrisht se unë iu adresohem votuesve të rinj. Ata duhet të jenë më aktiv dhe ta marrin të ardhmen në duart e tyre.
Ka shumë shqiptarë të natyralizuar, që kanë të drejtë vote. Si mendoni ta merrni mbështetjen e tyre? Pse duhet ata të ju zgjedhin juve?
Shumë nga të natyralizuarit, përgjegjësitë e tyre në nivelin politik i marrin shumë pak me seriozitet. Me kandidimin tim, unë ua bëj të mundur se edhe ata mund të përfshihen në mënyrë aktive. Nuk duhet të lejojmë pasivitet politik. Kjo varet nga të natyralizuarit, në qoftë se ata duan ta kanë një përfaqësues në ekzekutive i cili i njeh nevojat dhe sfidat e tyre.
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











