Lajme
Besimtarët festojnë Fitër Bajramin, nën mesazhin e solidaritetit
Të gjithë besimtarët e fesë islame sot po shënojnë festën e Fitër Bajramit e cila vjen pas 30 ditë agjërimi. Bajrami i Madh po festohet në gjithë Ballkanin

Besimtarët e fesë islame në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e vendet tjera të Ballkanit, po festojnë sot festën e Fitër Bajramit, i cili ndër shqiptar njihet si Bajrami i Madh, që vjen pas një muaji të agjërimit. Në këtë festë klerikët kanë përcjellë mesazhe urimi e solidariteti ndërmjet njerëzve, ndërsa mesazhi për unitet ka qenë i gjithë lidershipit.
Falja e namazit të Bajramit në disa vende është falur edhe nëpër rrugë e bulaverade, ndërsa në Kosovës në xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka mbajtur një ligjëratë para besimtarëve, duke bërë thirrje për më shumë solidaritet në mes vete si dhe të kujdesen për trojet e tyre, për të cilën siç tha, u sakrifikuan breza të tërë.
“Trojet tona etnike shqiptare duhet ti ruajmë si sytë e ballit, Kosovën tonë për të cilën u sakrifikuan breza të tërë u derdh gjak i shumtë, ranë shumë dëshmorë që ne sot të jemi të lirë. Nuk ka mëkat më të madh se vrasja në islam për besimtarin, duke e pasur në hatër se e drejta e marrjes së shpirtit i takon vetëm atij i cili e ka krijuar dhe dhuruar shpirtin”, tha Tërranava.
Feja islame, sipas tij, urdhëron në dashuri, mëshirë e paqe mes njerëzve, ndërsa terrori siç tha ai “është e kundërta e fesë islame, mësimeve të saja, është mizori e cila qon në gjakderdhje të njerëzve të pafajshëm duke përfshirë të gjitha format e anarkisë dhe terrorit që godasin sigurinë, qetësinë dhe paqen”.
Myftiu Tërnava i ka kritikuar edhe ata që po vrasin njerëz të pafajshëm nëpër qendra të ndryshme nëpër botë, në emër të fesë. Ai e përmendi edhe rastin e fundit të vrasjeve terroriste në Stamboll, Irak e Medinë.
“Shumë njerëz nëpër vende të ndryshme të botës janë viktima të njerëzve pa ndjenja njerëzore, njerëzve kriminel të cilët përmes akteve të tyre terroriste po vrasin njerëz të pafajshëm nëpër qendra tregtare, nëpër sheshe, restorante, aeroporte e ku jo. Sot në këtë ditë gëzimi e hareje, ju ftoj të gjithëve të jepni kontribut për paqe, tolerancë, harmoni e mirëbesim nga se ky është edhe mesazhi i Fitër Bajramit”, ka thënë Tërrnava.
Ndërsa për nder të kësaj feste, kreu i Komunitetit mysliman në Shqipëri, Skënder Bruçaj, duke e quajtur këtë festë si Festën e shpërblimit, ditën e harmonisë shpirtërore, ditën e solidaritetit, ditën e afrimit me njëri-tjetrin. Ai ka bërë thirrje që në Shqipëri të vijojë harmonia fetare ashtu siç është jetuar deri më sot.
“Të jetojmë siç po jetojmë në vëllazëri dhe në harmoni, me besimtarët e komuniteteve të tjera. Duke respektuar njeriun, unitetin njerëzor, të ndryshmen. Zoti e begatoftë çdo shqiptarët dhe Shqipërinë”, deklaroi Bruçaj.
ndryshe, njohësit e teologjisë, konsiderojnë se këtë vit ka një zbehje të solidaritetit mes njerëzve. Kështu ka deklaruar profesori i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, Xhabir Hamiti, në një bisedë me REL.
Profesor Hamiti thotë se kushtet e vështira ekonomike që po e përcjellin popullin e Kosovës, në përgjithësi, e kanë zbehur njërën nga karakteristikat që e veçojnë festën e Fitër Bajramit, solidaritetin ndërmjet njerëzve.
“Si popull shqiptar, pa dallim feje, jemi shquar për solidarizimin me të tjerët. Mendoj që akoma një cilësi e tillë vazhdon t’i shoqërojë shqiptarët, por besoj që ka një zbehje, duke pasur parasysh edhe kushte e rëndë ekonomike dhe sociale të cilat po mbretërojnë në trojet tona. Shkalla e solidarizimit është akoma e gjallë në shpirtrat e njerëzve dhe uroj që kjo të vazhdojë edhe më tutje. Ne në fakt kërkohemi që të jemi gjithmonë në shërbim të tjetrit”, thekson Hamiti, transmeton Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025? Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit kanë mundësinë të mbështesin këngën përfaqësuese të Shqipërisë në...
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster
-
Ekspozita “Gjergji në Art”, nderim artistik për 620-vjetorin e lindjes së Skënderbeut
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri