Integrimi
Besforti shpëton gjermanin nga vdekja, dekorohet nga kryeministri
Të premten e javës së kaluar kryeministri i Republikës së Bavarisë (Gjermani), Horst Seehofer u ka ndarë medaljet për guxim qytetar pesë personave që në raste të ndryshme kanë rrezikuar jetën e tre për të shpëtuar të tjerët. Në mesin e të dekoruarve ishte edhe shqiptari nga Kosova, Besfort Berisha.
Besforti atëbotë 22 vjeçar, më 26 janar të vitit 2013 ka shpëtuar një njeri duke e nxjerrë nga binarët e hekurudhës, shkruan süddeutschezeitung.de. Bëhet fjalë për një person të alkoolizuar rëndë i cili në stacionin hekurudhor Fürstengfeldbruck me njërën këmbë kishte rënë në hapësirën në mes të peronit dhe binarëve të trenit, përcjell albinfo.ch. Ai madje qe goditur nga treni dhe ishte hedhur i lënduar rëndë në mes të dy binarëve.
Por e gjithë kjo kishte kaluar e pavërejtur dhe ndërkohë kërcënonte rreziku i madh që i lënduari të goditej nga treni tjetër i radhës. Pa menduar dy herë Besfort Berisha i afrohet personit të alkoolizuar dhe e tërheq atë me shpejtësi nga binarët, duke i shpëtuar jetën.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









