Lajme
BERZH-i, 29 milionë euro kredi Kosovës
Nënshkrimi i kësaj Marrëveshje ka për qëllim rehabilitimin e rrugëve rajonale në distancë 28.2 kilometra
Qeveria e Kosovës dhe Banka Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) kanë arritur Marrëveshjen për kredi “Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale” në vlerë prej 29 milionë euro. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe përfaqësuesja e BERZH-it, Elena Petrovska.
“Nënshkrimi i kësaj Marrëveshje ka për qëllim rehabilitimin e rrugës nga Kllokoti deri në rrugën e Gjilanit (përafërsisht 17 km), përmirësimin e rrugës hyrëse të qytetit të Ferizajt (përafërsisht 5.6 km), përmirësimin e rrugës hyrëse në qytetin e Gjilanit (përafërsisht 2.9 km), si dhe përmirësimin e rrugës hyrëse në qytetin e Prizrenit (rreth 2.7 km)”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Sipas Ministrisë, marrëveshja kredi në vlerë prej 29 milionë euro është me kohëzgjatje 3 vite grejs periudhë, 12 vite amortizim me këste gjysmë vjeçare, si dhe me normë të Interesit: EURIBOR + 1 për qind për vit.
Projekti për Rehabilitimin e Rrugëve Rajonale pritet të përfundoj me 31 dhjetor 2018.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja










