Shkurt.ch
Bërthama e tokës për 1000 gradë më e nxehtë seç është menduar
Një ekip me Simone Anzellini nga Commisariat à l’Énergie Atomique ka konstatuar se temperatura e bërthamës së tokës është 1000 gradë më e lartë se që mendohej në bazë të një eksperimenti të bërë në vitin 1993 nga Instituti Max Plank
Bërthama e metaltë e tokës përbëhet nga një qendër e përhershme e mbështjellur me një shtresë të lëngshme. Valët sizmike qartësojnë trashësinë e shtresave dhe shtypjen që mbretëron në to, por nuk thonë asgjë mbi temperaturën. Një eksperiment i ri ofron vlerën prej rreth 6000 gradë celxius të bërtahmës së jashtme të tokës dhe sqaron se për ç’arsye rezultatet e mëpashme ishin për rreth 1000 gradë më të ulëta.
Për të përcaktuar temperaturen e shkrirjes së bërthamës së metaltë të tokës vendosen nën trysni të madhe sasi tejet të vogla të metalit në qeli të stampuar diamanti dhe nxehen me laser, ashtu që të jenë përafërsisht në të njëjtat kushte si në brendi të tokës. Eksperimentet e deritashme patën sjellur rezultate të ndryshme, por një ekip me Simone Anzellini nga Commisariat à l’Énergie Atomique shfrytëzoi lakimin e rrezeve rëntgen për të ndjekur saktësisht arritjen e pikës së shkrirjes. Me atë rast arritën të konstatojnë vlerën prej 6230 Kelvinë ( ±500 Kelvinë).
Kështu ky rezultat është rreth 1000 gradë mbi rezultatet e një eksperimenti të vitit 1993 të kryer nga Institut Max Plank në Mainz. Hulumtuesit e udhëhequr nga Anzelini i shpjegojnë diferencat me atë se shkencëtarët e Mianz-it ndryshimet në sipërfaqen e kristalit i interpretuan si sinjal të fillimit të shkrirjes së metalit. Por këto ndryshime janë vetëm rikristalizime, theksojnë Anzellini dhe kolegët e saj. Shkrirja e vërtetë fillon tek në temperatura më të larta.
Tempertura më e lartë e konstatuar i përshtatet më mirë modeleve gjeofizike të fushës magnetike të tokës: këtu diferenca në temperaturë mes bërthamës së tokës dhe mbështjellësit të tokës luan rol vendimtar.
Në një qeli të stampuar të diamantit vendoset një gjedhe mes dy unazave konike të diamantit nën presion prej dy milionë atmosferash. Derisa mostra e metalit nxehet nga rrezet e laserit në disa mijëra gradë, rrezet e rëntgenit tregojnë se a ka filluar ende procesi i shkrirjes apo jo. Fillimi i procesit të rikristalizimit shfaqet përmes mostrës së rrezeve të deformuara
„Spektrum der Wissenschaft“
Përkthimi: Nexhmedin Gerguri
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











