Lajme
Bernë, nisma e nisur për të lehtësuar procesin e natyralizimit
Të huajt që kanë jetuar dhe punuar në Zvicër për të paktën pesë vjet – në vend të 10 vjet siç kërkohet aktualisht – duhet të jenë në gjendje të aplikojnë për një pasaportë zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Këtë kërkon “Iniciativa Popullore për një të Drejtë Kombëtare moderne (Iniciativa për demokraci)”, e cila u lansua të martën në Bernë.
Lëvizja drejtohet nga një organizatë e quajtur Aktion Vierviertel në gjermanisht dhe Action Quatre Quarts në frëngjisht.
“Pjesëmarrja politike është një nga gurët e themelit të demokracisë. Kushdo që duhet t’u bindet ligjeve, duhet [edhe] të ketë fjalën”, tha shoqata, duke theksuar se kjo e drejtë i mohohet një të katërtës së popullsisë, ose dy milionë të huajve, të cilët megjithatë kontribuojnë në jetën ekonomike, kulturore dhe sociale të Zvicrës.
Organizata ka afat deri më 23 nëntor 2024 për të mbledhur 100,000 nënshkrimet që nevojiten për të nisur një referendum.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











