Integrimi

Bendriti po hedh dritë mbi veset tona

Bendrit Bajra, djaloshi nëntëmbëdhjetëvjeçar me vendbanim në Schwamendingen të Oerlikon-Zürich-ut, me prejardhje nga Kosova, po i përvetëson çdo ditë e më shumë zemrat e shumë shikuesve si tä atyre zviceranë, ashtu edhe të atyre shqiptarë. Ai, duke pasqyruar veset e zviceranëve, përmes personifikimit si Yannick, dhe bababit të tij, në njërën anë, dhe të shqiptarëve përmes Bendritit dhe të babait të tij, në anën tjetër, po arrin ta qëllojë pikën dhe kështu dy popujt që jetojnë së bashku, por që njhihen kryesisht përmes mospajtimeve në jetën e përditshme,t’i sjellë shumë afër me njëri-tjetrin. Skeqet e tij janë thjesht të realizuara – me aparatin e tij telefonik të dorës dhe me një aktor të vetëm Bendrit Bajrën, që luan të katër rolet: të Yannick-ut dhe të babait të tij, si dhe të Bendritit dhe të babait të tij.

Temat e tij janë ato të përditshmërisë zvicerano-shqiptare: bisedat e mësuesve me prindërit, bisedat e djemve me baballarët për ta braktisur shtëpinë e prindërve dhe për të banuar vetëm, përgatitja e familjeve zvicerane dhe atyre shqiptare për të udhëtuar në pushime, qëndrimi ndaj parasë te zviceranët dhe te shqiptarët deri te bërja e njohur e orientimit homoseksual të dajlit zviceran dhe të atij shqiptare etj.

Duke qenë njohës i mirë i të dy kulturave – asaj shqiptare, që e jeton në familjen e tij dhe të rrethit të tij, dhe zvicerane, që e jeton në rrethin e shoqeve dhe shokëve të shkollës, Bendriti po arrin të prekë dhe të realizojë në mënyrë sa goditur, aq edhe qesharake temat e përditshmërisë shqiptaro-zvcierane.

Derisa politikanët për trajtimin e këtyre temeve përdorin shumë fjalë, shumë shprehje dhe përpiqen të ndezin shumë zjarre, që shpresojnë t’i përdorin në nxitjen e votueseve të tyre, piskologët të përdorin teori të provuara e hipoteza të pverifikuara, ndërmjetësuesit kulturorë të analizojnë këtë a atë përvojë të tyre ndërkulturore, Bendriti i trajton të gjitha këto shkurt dhe qartë dhe duke i bërë të qeshin me veset e tyre si zviceranët, ashtu edhe shqiptarët.

S’është e rastësishme prandaj që ai në rrjetin social facebook të ketë qindramijëra pasues, që rriten dita-ditës me shpejtësi rapide. Videot e tij të shkarkuara nën titullin «Unterschied zwüsched Schwizer und Uslender» (“Dallimi mes zviceranëve dhe të huajve”) pëlqehen nga qindramijëra shikues. S’është e rastësishme prandaj se ai të ishte edhe i ftuari special i emisionit humoristik“Giacobbo/ Müller”, duet i cili me atë rast me Bendritin realizoi edhe skeqin humoristik të dialogut të Yannick-ut me babain e tij (V. Giacobbo) dhe të Bendritit me babain e tij (M. Müller) mbi paraqitjen e Yannick-ut përkatësisht Bendritit në emisionin “Giacobbo/Müller”, video e cila pati mbi 1 milion klikime në Youtube. S’janë të rastësishme prandaj as çmimet që po i vijnë dita – dtës dhe popullariteti i jashtëzakonshëm i Bendritit jo vetëm në Zvciër, por edhe në hapësirën gjermanofolëse përgjithësisht.

Krahas futbollistëve shqiptaro-zviceranë, Bendriti po del të jetë ylli komedian që ka filluar të shndrisë jo vetëm në skenën shqiptaro-zvicerane,por mdaje edhe në atë gjermanofone.