E-Diaspora
Bëhen me shtetësi për t’iu bashkuar kuqezinjve
Amir Abrashi, Jurgen Gjasula, Vullnet Basha, Azdren Llullaku e Ilir Berisha kanë marrë shtetësinë shqiptare
Dekreti tashmë është nënshkruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Në një intervistë për “Panorama Sport” njëri prej tyre është shprehur lumtur që ka veshur fanellën e Kombëtares.
Është fjala për 27 vjeçarin nga Tirana, Jurgen Gjasula, i cili prej vitesh jeton në Gjermani, derisa aktivizohet në Bundesliga 2 me skuadrën e Duisburgut.
“Shkëlqyer, ndjehem shumë mirë. Është vendi im, çka më bën të lumtur. Dy ditë kam që stërvitem me Kombëtaren dhe jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Shpresoj që ta justifikoj veten dhe të jap maksimumin për këtë fanellë”. ka thënë ai.
Ish mesfushori i Baselit, St. Gallenit dhe Frankfurtit tregon edhe për arsyet që e kanë mbajtur larg Kombëtares deri më tani.
“Më vjen keq për këtë gjë. Nëse do të kisha mundësi të kthehesha në kohë, patjetër që do të bëja ndryshe. Ajo që ka ndodhur, ka kaluar tashmë dhe unë duhet të shoh përpara. Unë, jo se nuk kam pasur qejf të luaja, por kam pasur probleme edhe me pasaportën. E rëndësishme për mua është që unë jam në Kombëtare dhe shpresoj të bëj më të mirën e mundshme”, theksoi Gjasula.
Përveç Gjasulës, ekipit kuqezi me 7 qershor pritet t’i bashkohen edhe katër emra të rijnë; Ergys Kaçe (PAOK), Azdren Llulaku (Gaz Metan) dhe Ilir Berisha (Orebro), Vullnet Basha (Sion) dhe Amir Abrashi (Grasshoppers).
Mësohet se, Gjasula, Abrashi e Basha do të kenë mundësinë të luajnë me kombëtaren shqiptare vetëm pasi të kenë marrë lejen e FIFA-s. Të pestë këta lojtarë pritet t‘i bashkohen kombëtares kuqezi në përballjen me Norvegjinë, 7 qershor, në Qemal Stafa, një ndeshje kualifikuese për botërorin, „Brazili 2014“.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










