Shqipëria
Reagim i Komisionerit të Zgjerimit, Varhelyi, për rrënimin e teatrit në Shqipëri
Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka folur sot për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ka qenë një pyetje nga titullari i Grupit PPE, eurodeputetit Michael Gahler, që ka sjellë dhe reagimin e komisionerit Varhelyi.
“Javën e kaluar, shembja e Teatrit Kombëtar në Tiranë, të dielën në mëngjes të jep përshtypjen nëse qeveria do gjithashtu të shkatërrojë ambicien për të punuar për 15 pikat, të paktën që duhet të përmbushë për të fituar besueshmëri për negociatat me BE-në. Si e komentoni?”, e ka pyetur Gahler në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, ndërsa diskutohej për Buxhetin e Partneritetin Lindor.
Komisioneri Varhelyi në përgjigjen e tij theksoi se vërtet çdo shtet vendos vetë për teatrot e monumentet, por jo duke përjashtuar aktorët e rëndësishëm, por duke i përfshirë të gjithë grupet e interesit në konsultim e vendimmarrje. “Për shembjen në fundjavë në Tiranë, po ka një debat që po vijon në vend dhe, po, debati arriti një pik të dielën kur godina e teatrit u shemb. Kam folur me kryeministrin e Shqipërisë në telefon. Kemi diskutuar për nevojën që duhet të kemi një qasje më të koordinuar dhe skena të tilla është e mira të evitohen, por gjithashtu e kuptoj se është e drejta e vendit të vendosë vetë për Teatrin Kombëtar pa iu thënë se çfarë teatri duhet të ndërtojnë, por ajo që është e rëndësishme se nuk duhet të bëhet në një mënyrë konfrontimi dhe pa përfshirë grupet e interesit në proces”, tha Varhelyi, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Michael Gahler është Eurodeputet (PPE, Gjermani), koordinator për çështjet e jashtme e të zgjerimit i grupit parlamentar të Partisë Popullore Europiane e koordinator i tij në Komisionin e Jashtëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone Ambasadori i Shqipërisë, Dritan Tola, theksoi rolin e rëndësishëm të diasporave si ura bashkëpunimi ekonomik dhe... -
Budapest
Budapest: “Daily News Hungary” vlerëson ekspozitën personale të Jakup Ferrit -
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal”
Jeta në Austri
-
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri Çmimet e karburantit po bien! Pas një armëpushimi në Lindjen e Mesme, benzina dhe nafta do... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi














