Bota
BE kërkon nga Italia të korrigjojë buxhetin
Komisioni Evropian e ka refuzuar projektbuxhetin e Italisë për 2019-ën. Roma duhet të paraqesë brenda tri javësh një plan të ri, sepse borxhi i ri i planifikuar i shkel rregullat e stabilitetit
Ashtu si pritej, Komisioni e refuzoi planin e ri buxhetor të Italisë me borxhin e ri prej 2,4 përqind, të cilin e paraqiti qeveria në Romë. Është hera e parë që një vend anëtar disiplinohet në këtë mënyrë. Kjo është e mundur vetëm që prej vitit 2011, me zgjerimin e kompetencave në Paktin e Stabilitetit me të ashtuquajturin “Sixpack”, raporton “DW”.
Shkelje e ndërgjegjshme dhe e hapur e rregullave
“Më vjen keq që na u desh për herë të parë të kërkojmë nga një shtet anëtar që të rishikojë planin e tij buxhetor”, tha pas mbledhjes me zë varri Valdis Dombrovskis, Komisari kompetent për Euron. Mungesa e emocioneve është karakteristikë e politikanit nga Letonia: “Sqarimet që morëm ditët e fundit nuk qenë bindëse. Këtu bëhet fjalë për një rast të vështirë të mosrespektimit” të rregullave të Paktit të Stabilitetit, nuk u pa alternativë tjetër, përcjell albinfo.ch.
Kur një shtet i shkel “hapur dhe me ndërgjegje” këto rregulla, me to shkatërrohet besimi në Eurozonë, dhe i gjithë BE dëmtohet, tha Dombrovskis. Italia ka vite që e shkel kufirin e lejuar prej 60 përqind për marrjen e borxheve të reja dhe ka shprehur angazhimin se do t’i ulë në mënyrë sistematike shpenzimet e saj, 0,8 përqind do të kishin qenë të lejuara për të.
“Është tunduese që borxhet t’i luftosh me më shumë borxhe”, tha Dombrovskis. Por përballë kësaj ai vuri shifrat e thata të Italisë. Niveli i borxheve të Italisë është i dyti në BE,me 131,2 përqind të produktit kombëtar bruto. Me këtë Italia është një nga vendet me borxh më të madh në botë. Vetëm interesat bankare janë kaq të larta sa i gjithë buxheti i arsimit i vendit. Barra e borxheve për frymë në Itali kap shumën 37.000 euro.
Brukseli nuk ia ka mbyllur Italisë rubinetin e parave
Komisioni tërheq edhe njëherë vëmendjen që Brukseli nuk ia ka mbyllur në asnjë mënyrë Italisë rubinetin e parave. Si marrësi i dytë i fondeve strukturore të BE, Roma ka marrë 45 miliardë euro dhe veç kësaj i janë vënë në dispozicion 8,5 miliardë euro për investime.
Në mbledhjen e tij Komisioni e shtyu çeljen e një procedure për deficitin kundër Italisë. Refuzimi i buxhetit është hapi i parë, u tha; tani qeveria e Romës ka fillimisht tri javë, për të ndërmarrë ndryshime përkatëse, u tha për këtë.
Përgjigjja nga Roma nuk vonoi. Ai do të shkojë personalisht në Bruksel, tha ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, shef i Legas dhe burri i fortë i qeverisë italiane, për të shpjeguar atje se si do të rritet ekonomia e Italisë në sajë të këtij buxheti. Por një gjë është e qartë, tha ai: “Ne nuk do të heqim asnjë cent nga ky buxhet”.
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











