Bota
BE-ja gjobit Google me 1,49 miliardë euro
Komisioni Europian i vendosi një tjetër gjobë gjigantit amerikan të internetit Google, pas akuzave të përsëritura për abuzim me pozitën dominuese, këtë herë në një rast me kompaninë e reklamave “AdSense”.
Ky sanksion financiar prej 1,49 miliardë eurosh është i treti i vendosur në më pak se dy vjet nga ekzekutivi europian, rregullator i konkurrencës në Europë.
Në rastin konkret, ku është i përfshirë “AdSense”, Komisioni kritikon Google se ka vendosur një sërë klauzolash kufizuese në kontratat e mëparshme me web-et e palëve të treta, duke penguar në këtë mënyrë konkurrentët e tij që të vendosin reklamat e tyre që lidhen me kontekstin në këto web faqe, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
‘’Këto praktika janë të paligjshme kundrejt rregullave të Bashkimit Europian në aspektin e praktikave antikonkurrencë’’, deklaroi komisionerja për Konkurrencën, Margrethe Vestager, cituar në një deklaratë.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












