Autotech
BE-ja arkëton 428 miliardë euro në vit nga taksat për automjete
Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA) ka publikuar të dhënat në lidhje me taksat që marrin shtetet anëtare të BE-së nga automjetet motorike.
Sipas këtyre të dhënave, Gjermania, Franca, Britania, Italia, Spanja, Austria, Belgjika, Danimarka, Finlanda, Greqia, Irlanda, Holanda, Suedia, Portugalia dhe Luksemburgu kanë siguruar një burim prej 428 miliardë eurove në vit, të marra nga taksimet për automjetet motorike, të tilla si taksa TVSH, taksa e shitjeve, regjistrimeve, automjeteve të transportit dhe karburantëve, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
Në mesin e këtyre vendeve, shuma më e madhe e taksave për automjetet është mbledhur në Gjermani. Ajo renditet e para mes vendeve të BE-së, me të ardhura vjetore prej 92 miliardë eurosh. Gjermania pasohet nga Franca me 79 miliardë euro, nga Italia me 74,4 miliardë, Britania me 56,3 miliardë euro, Spanja me 28,1 miliardë, Holanda me 20,3 miliardë dhe Belgjika me 19,6 miliardë euro.
Përveç kësaj, sektori i industrisë së automjeteve në BE ka siguruar punësim direkt dhe indirekt për gjithsej 13,3 milionë njerëz, ndërsa vetëm prodhimi i automjeteve ka ofruar mundësi punësimi për 3,4 milionë njerëz.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar Shqiptarja përfundon specializimin në Menaxhment dhe Administratë Publike në SHBA... -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA?
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri











