BE edhe Kosova në strategjinë e Serbisë në 2011
Tadiq: Qëllimi më i rëndësishëm i politikës së jashtme të Serbisë në këtë vit është BE-ja
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq dhe ministri i Jashtëm, Vuk Jeremiq, kanë prezantuar strategjinë e Beogradit zyrtar para ambasadorëve serbë, duke pohuar se qëndrimi ndaj pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshuar.
Jeremiq ka thënë se para politikës së jashtme serbe në këtë vit janë dy detyra. “E para është të sigurohet që të mos rritet numri i vendeve që e kanë njohur Kosovën. Ndërsa, detyra e dytë e diplomacisë serbe është që të ruhet klima e shëndoshë ndërkombëtare për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”.
Kryediplomati serb, gjithashtu, ka shfaqur shpresën se Serbia do ta fitojë deri në fund të vitit statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Ngjashëm ka thënë edhe Tadiq.
Sipas tij, qëllimi më i rëndësishëm i politikës së jashtme të Serbisë në këtë vit është BE-ja dhe arritja e statusit të kandidatit për anëtarësim, por në të njëjtën kohë do të vazhdojë mbrojtja e interesave nacionale në Kosovë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










