Kosova
BB: Rritja e pagave në sektorin publik me ndikime negative te sektori privat
Drejtori i Bankës Botërore, Marco Mantovanelli, ka bërë të ditur se përkundër rritjes së vazhdueshme ekonomike, ajo nuk po përkthehet në rritje të punësimit
Një studim i bërë nga Banka Botërore dhe i mbështetur edhe nga përfaqësues të bizneseve dhe ekspertë të ekonomisë i kanë kërkuar qeverisë që të mos vazhdojë rritjen e pagave në sektorin publik, pasi kjo po sjell ndikime negative te sektori privat.
Në këtë studim është dalë se informaliteti në ekonomi është shumë i madh dhe e pakonstatuar saktë përqindja, ndërsa problem më të madh për të gjetur një vend pune ka gjinia femërore, e cila më shumë perceptohet si rritëse e fëmijëve dhe kujdestare e pleqve, ndërsa jo si fuqi punëtore.
Drejtori i Bankës Botërore, Marco Mantovanelli, ka bërë të ditur se përkundër rritjes së vazhdueshme ekonomike, ajo nuk po përkthehet në rritje të punësimit.
Besnik Bislimi nga AUK ka thënë se konkurset publike që po i bëjnë institucionet janë dekurajuese për të rinjtë, pasi gjithnjë po kërkohet përvojë disavjeçare. Rritja aktuale ekonomike, sipas tij, nuk mundëson edhe punësimin, pasi e njëjta mund të arrihet nga vetë ata që janë duke punuar.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









