Integrimi
Bavaria vazhdon t`i trajtojë kosovarët si shtetas serbë dhe kosovarë!
"Pasi që dorëzimi i shtetësisë serbe deri tash nuk ka mundur të vërtetohet me shkrim, ekziston rreziku që nëse z. Krasniqi udhëton nëpër Serbi dhe i ndodh diçka ose arrestohet, ai nga perspektiva gjermane , është formalisht ende shtetas i Serbisë”,
Fitimi i shtetësisë gjermane, gjegjësisht natyralizimi i të huajve në Gjermani është një proces i ndërlikuar, sidomos për ata të huaj nga shtetet jashtë BE-së. Parakusht për ta është dorëzimi i shtetësisë që e kanë pasur deri tash.
Lothar Kraus nga sektori për të huajt në zyrën e Këshillit të Landit në Landmark sqaron për mittelbayerische.de se si zhvillohet ky proces. “Nëse në procedurën e natyralizimit janë plotësuar të gjitha parakushtet bazike për natyralizim, personat që kanë konkurruar për natyralizim u jepet sipas rregullit një kohë prej dy vitesh, transmeton albinfo.ch. Gjatë kësaj periudhe ata duhet të realizojnë dorëzimin (kthimin mbrapa) e shtetësisë së vendit që i kanë takuar deri tash dhe ta dëshmojë këtë.
Ndërkaq në landin e Bavarisë, është edhe një kusht specifik që u parashtrohet vetëm shtetasve të Kosovës. Ata detyrohen që për të fituar shtetësinë gjermane të dorëzojnë krahas shtetësisë kosovare edhe atë serbe, përcjell albinfo.chPor në lande të tjera, si për shembull në atë të Saksonisë, mjafton vetëm dorëzimi i shtetësisë kosovare.
Kraus duke sqaruar këtë specifikë që ka Bavaria shpjegon: “Në rastin e Gëzim Krasniqit për shembull, gjithçka ishte në rregull por edhe sot vazhdon të mungojë dëshmia e dorëzimit të shtetësisë së Serbisë.
Por, nëse kosovarët që duan të fitojnë shtetësinë gjermane dështojnë që brenda dy viteve të sjellin dëshmitë për dorëzimin e të dy shtetësive, dhe e dëshmojnë se kanë bërë përpjekjet e duhura, atëherë çështja e tyre shkon një shkallë më lart. Atë e shqyrton tash e tutje qeveria në Regensburg. “Dhe, kur nga atje ndizet drita jeshile, atëherë natyralizimi mund të bëhet edhe pa dorëzimin e shtetësisë së mëparshme, përcjell albinfo.ch. Kjo sepse tash rasti trajtohet në kushtet e shumështetësisë e sqaron Straus paragrafin e 12 të Ligjit mbi natyralizimin. Dhe pikërisht ky trajtim është bërë në rastin e Gëzim Krasniqit.
Këtë e vërteton edhe zëdhënësi i qeverisë së Oberpfalz-it, Karkus Roth. Ai thotë se “sigurimi i dokumenteve në Serbi për shtetasit serbisë me prejardhje nga Republika e sotme e Kosovës është shpesh i vështirë e ndonjëherë madje i pamundshëm”. Prandaj, më 5 dhjetor, pas kalimit të afatit dyvjeçar, kërkesa e Gëzim Krasniqit u pranua.
Por trajtimi i rastit si rast shumështetësie bart me vete edhe rreziqe të caktuara, transmeton albinfo.ch. “Pasi që dorëzimi i shtetësisë serbe deri tash nuk ka mundur të vërtetohet me shkrim, ekziston rreziku që nëse z. Krasniqi udhëton nëpër Serbi dhe i ndodh diçka ose arrestohet, ai nga perspektiva gjermane , është formalisht ende shtetas i Serbisë” thotë Kraus. Pra në një rast të tillë autoritetet gjermane nuk do të ndërhyjnë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














