Lajme
Bastisje të mëdha në kantieret gjermane, kapen “pa letra” edhe disa kosovarë
Një shtetas kosovar, në përpjekje për tu fshehur, ishte mbështetur pas murit të jashtëm të ndërtesës, 15 metra mbi tokë, pozitë që përbënte rrezik për të

Dogana gjermane po kryen një bastisje mbarëkombëtare kundër punës së paligjshme në sektorin e ndërtimit. Siç u njoftua nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në Bon, 2,800 oficerë doganorë nga të gjitha zyrat kryesore doganore janë angazhuar për të inspektuar kantieret e ndërtimit. Në qytete si Këlni, Berlini dhe Mynihu, dyshimet që shtrohen janë nëse punëtorët paguhen më pak se paga minimale, nëse ata kanë të drejtë të punojnë atje si të huaj dhe nëse punonjësit janë të regjistruar siç duhet për sigurimet shoqërore, shkruan dpa.de, transmeton albinfo.ch.
Bastisjet në kantieret e ndërtimit në shumë qytete gjermane janë planifikuar të vazhdojnë deri të hënën në mbrëmje.
Në një kantier ndërtimi për një qendër rehabilitimi në Bornheim pranë Këlnit, rreth 30 oficerë doganorë fillimisht kanë inspektuar 27 persona që ishin të angazhuar në punime ndërtimi (suvatimi) në ndërtesë. Pesë prej tyre thuhet se ishin të punësuar ilegalisht; ata vinin nga Bjellorusia dhe Kosova.
Dogana tani po heton kompaninë e ndërtimit për punësim të paligjshëm. Personat e prekur duhet të përgjigjen për qëndrim të paligjshëm ose punësim të paligjshëm. Oficerët doganorë më vonë gjetën një tjetër kosovar që, në përpjekje për tu fshehur ishte mbështetur pas murit të jashtëm të ndërtesës, 15 metra mbi tokë, në një prag çatie, përcjell albinfo.ch. Vendi i fshehjes nuk ishte pa rrezik, u shpreh Jens Ahland, zëdhënës i Zyrës Kryesore Doganore të Këlnit.
Sipas vlerësimit të tij, personat që punonion pa letra paguheshin jashtëzakonisht dobët. “Do të habitesha nëse pagat e tyre do të ishin sadopak të përafërta me pagën minimale; zakonisht ata mashtrohen me disa euro”.
Sektori i ndërtimit përbën një sfidë për zyrtarët doganorë në luftën kundër punës së padeklaruar dhe punësimit të paligjshëm.
E-Diaspora
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit” Shuma e parave do të dedikohet për ndërtimin e dy shtëpive për familjet në nevojë ...
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
Jeta në Austri
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz Pas sulmit të përgjakshëm në një shkollë të mesme në Graz ku humbën jetën dhjetë persona,...
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit”
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Tirol: Tre alpinistë të vrarë nga rrufeja