Lajme
Bastisen bankat në Paris, dyshime për mashtrim fiskal deri në 100 miliardë euro
Nën dyshimet për mashtrim tatimor, autoritetet franceze kryen të martën bastisje në disa banka në Paris. Dyshohet se mashtrimi fiskal mund t’u ketë kushtuar qeverive më shumë se 100 miliardë euro. Nga Zyra e Prokurorisë Financiare të Francës thanë se bastisjet, të cilat filluan në orën 9:30 të mëngjesit dhe ishin ende duke vazhduar në mesditë, kishin në shënjestër katër banka franceze dhe një bankë ndërkombëtare, të dyshuara për pastrim parash dhe mashtrim fiskal, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
Societe Generale, BNP Paribas, dega e BNP Paribas, Exane, Natixis dhe gjiganti bankar britanik HSBC dyshohen për pastrim e mashtrimi tatimor. Për më tepër, BNP dhe Exane dyshohen për mashtrim të rëndë tatimor, hetimet janë nisur qysh në dhjetor 2021, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
“Operacionet në vazhdim, të cilat kanë kërkuar disa muaj përgatitje, po kryhen nga 16 gjyqtarë hetues dhe mbi 150 agjentë hetues,” sipas një deklarate të PNF të lëshuar të martën. Përpos autoriteteve franceze, u përfshinë edhe gjashtë prokurorë nga qyteti perëndimor gjerman i Këlnit, raporton DW, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









