Integrimi
Bastisen 12 banesa të shqiptarëve, gjenden 26 pasaporta false kroate e sllovene
Policia ka gjetur gjithsej 26 pasaporta, letërnjoftime dhe leje qarkullimi kroate e sllovene plotësisht të falsifikuara. Po ashtu është gjetur edhe një e ashtuquajtur leje e qëndrimit në Zvicër
Duke qenë se Policia Kriminale në Friedrichshafen kishte njohuri se shtetas kosovarë po përdornin dokumente të falsifikuara për sigurimin e qëndrimit të rregullt në Gjermani, është bërë kontrollimi i një numri të banesave, shkruan portali i policisë gjermane.
Me këtë rast janë bastisur 12 banesa në Singen, Bad Waldsee, Mengen, Konstanz, Rielasingen-Worblingen dhe Bad Krozingen, transmeton alnbinfo.ch. në banesat e tyre janë gjetur dhjetë të dyshuar, të cilët janë arrestuar përkohësisht.
Një tjetër i dyshuar, i cili nuk ishte gjetur gjatë kontrollimit të banesës, është paraqitur vet pasdite në polici në Singen dhe ndaj tij është shpallur po ashtu masa e arrestit të përkohshëm.
Ndaj katër personave, një gruaje dhe një burri, Gjykata në Singen ka shqiptuar urdhëresat për dëbim dhe me atë rast ata janë dorëzuar në burgun për deportim.
Policia ka gjetur gjithsej 26 pasaporta, letërnjoftime dhe leje qarkullimi kroate e sllovene plotësisht të falsifikuara, përcjell albinfo.ch. Po ashtu është gjetur edhe një e ashtuquajtur leje e qëndrimit në Zvicër. Të gjitha janë konfiskuar.
Me këto dokumente, shtetasit shqiptarë dhe shqiptarët e Kosovës kishin mundësi të qëndronin në Gjermani dhe të gjenin punë të rregullt atje.
Ndaj shtatë personave nga entet përkatëse për të huaj është iniciuar procedura e dëbimit. Falsifikimi i dokumenteve, hyrja dhe qëndrimi ilegal në Gjermani janë akuzat me të cilat ata ngarkohen.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














