Shqipëria
Basha: Largimi i Ramës i domosdoshëm
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisëë, Lulzim Basha e quajti të domosdoshëm largimin e Kryeministrit Ramës nga pushteti për siç tha ai, ta ndalur fundosjen e Shqipërisë.
“Duhet një brez i ri politik dhe një elitë e re për vendin”, deklaroi Basha, gjatë mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së.
Partia Demokratike zhvillon zgjedhjet për 265 anëtarë të Këshillit Kombëtar, ndërkohë që deri më tani, nga 350 kandidatë kanë mbetur vetëm 347, pas tërheqjes nga gara të tre prej tyre.
Në fjalën e mbajtur në këtë takim, Basha mbështeti fillimisht qytetarët që protestojnë, si ata që protestojnë kundër ndërtimit të Teatrit, studentët dhe banorët e Astirit.
Rinia studentore, tha Basha, ka flakur inercinë e mosveprimit e heshtjes duke na dhënë shembull, transmeton albinfo.ch.
“Dua të jem i qartë pa asnjë mëdyshje. Edi Rama e ka shtyrë Shqipërinë në buzë të greminës. Pas Enver Hoxhës ai është njeriu më i dëmshëm që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Largimi i tij nga pushteti është i domosdoshëm për të ndalur fundosjen e Shqipërisë. Largimi i tij nga pushteti është hapi i parë drejt ndryshimit të drejtimit të vendit”, thekoi Basha.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











