Shkurt.ch
Bankat zvicerane: Kujdes nga efekti “Kodak”
Bankat zvicerane mund të kenë hedhur themelet për zhvillimin e tyre digjital. Por kjo nuk duhet të krijojë një ndjenjë të rreme sigurie.
Efekti Kodak është një fenomen i mirënjohur. Udhëheqësi i dikurshëm i industrisë në vitet 1970 filloi zhvillimin e teknologjisë që më vonë do të përdoret për fotografinë digjitale. Por, duke mbajtur fokusin e saj në teknologjinë e vjetër analoge për një kohë të gjatë, ajo humbi trenin dhe u tërhoq nga konkurrenca.
Bankat zvicerane mund të jenë në një situatë të ngjashme, sipas një studimi të botuar nga konsulenca e Zeb në bashkëpunim me Institutin Zviceran të Financave (SFI). Bankat kanë të gjitha opsionet e disponueshme për të kaluar në sistemin bankar dixhital, por nuk ka presion të fortë konkurrues për ta bërë këtë, përcjell albinfo.ch
“Deri tani, megjithatë, për shkak të mungesës së domosdoshmërisë strategjike dhe konkurrencës relativisht të dobët, bankat zvicerane nuk kanë arritur të zbatojnë pa kompromis dhe të fillojnë konceptet e tyre digjitale”.
Kjo mund të jetë gati të ndryshojë. Të ashtuquajturit neo-bankat dhe konkurrentët e jashtëm po fillojnë të sfidojnë pozicionin e kompanive tradicionale në industri. Ndërkohë që firmat më të mëdha kanë burime të mjaftueshme për të investuar në zgjidhjet teknologjike, që do t’i ndihmojnë ata të paraqesin oferta të reja, firmat më të vogla po përballen me një zhvillim potencialisht të dëmshëm.
Nëse bankat më të vogla duan të mbijetojnë ato do të detyrohen të bashkëpunojnë. Në këtë mënyrë ata mund të zhvillojnë llojin e një banke dixhitale zvicerane, siç kërkohet nga autorët e studimit Zeb.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









