Jeta në Zvicër
Bankat zvicerane zbulojnë se si bëhet shpëlarja e parave
Bankat zvicerane janë të gatshme që Departamentit amerikan të Drejtësisë t’i zbulojë se si i kanë ndihmuar klientët për të fshehur paratë dhe për të shmangur pagimin e taksave, shkruan “Bloomberg”, transmeton albinfo.ch.
Këtë vit një marrëveshje ishte nënshkruar në mes të Departamentit amerikan të Drejtësisë dhe 41 bankave zvicerane, të cilat janë të obliguara për të zbuluar se si i kanë ndihmuar klientët në fshehjen e parave, cilët bankierë janë përgjegjës, ndërmjetës, si dhe si kanë lëvizur rrjedhat e parave.
Ky informacion do të ndihmojë ekspertët amerikanë për të filluar një hetim kundër personave dhe institucioneve të përfshira në pastrimin e parave edhe në vende të tjera, dhe objektivat e mundshme janë bankat në Izrael dhe Singapor.
“Paratë nga Zvicra shkojnë në vende të ndryshme”, tha hetuesja amerikane, Carolina Chiraolo.
Bashkëpunimi i parë i drejtësisë amerikane me bankat zvicerane ka filluar në vitin 2009, pasi UBS ka paguar një gjobë prej 782 milionë dollarësh për shkak se kishte ndihmuar evazionin fiskal dhe pastaj ishte iniciuar hetimi i 14 bankave të tjera.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












