Bankat inkurajojnë kursimet
Bankat komerciale në Kosovë kanë nisur fushatën për informimin e konsumatorëve për rëndësinë e kursimeve dhe ofertat për kredi, në mënyrë që ata të marrin vendime të informuara kur paraqitet nevoja për një shërbim bankar.
Sipas broshurave të përgatitura nga “Pro Credit Bank”, ku jepen informatat e nevojshme për produktet e kursimeve, thuhet se ka disa lloje të produkteve të kursimeve në dispozicion në treg dhe ato mund të grupohen në dy kategori kryesore: Llogaritë e kursimeve dhe llogaritë e depozitave të afatizuara.
Dallimi kryesor ndërmjet llogarive të kursimeve dhe depozitave me afat është se llogaria e kursimit është më fleksibile, pasi që ju mundëson të tërhiqni dhe të depozitoni para pa e humbur interesin për aq kohë sa paratë tuaja kanë qëndruar në bankë, ndërsa depozitat me afat ju mundësojnë të fitoni interes më të favorshëm, si dhe tërheqjen e interesit pas periudhës që ju keni kontraktuar me bankën, shkruan Zëri.
Nga ana tjetër, ka disa lloje të ndryshme të depozitave të afatizuara dhe të kursimeve që ofrohen nga bankat.
“Më të zakonshmet janë: llogari të depozitave të afatizuara standarde, depozita të afatizuara fleksibile, depozita me plan të kursimeve dhe depozita për fëmijë”, thuhet ndër të tjera në broshurë.
Llogaria e kursimit për fëmijë është depozitë e kursimeve që mund të hapet për fëmijë, nën 18 vjeç. Është e ngjashme me depozitën e planit të kursimit, sepse u mundëson klientëve të depozitojnë para në të në mënyrë të rregullt.
Interesi i paguar në llogarinë e kursimit për fëmijë është zakonisht më i favorshëm sesa në llogarinë standarde të kursimeve.
Llogaria e kursimit nuk hapet për një periudhë të përcaktuar dhe klientët mund të tërheqin dhe të depozitojnë para në të aq shpesh sa u nevojitet.
“Kjo llogari është mënyra më e mirë për të kursyer në qoftë se ju nuk kurseni për një qëllim të caktuar dhe nuk e dini kur mund të keni nevojë për paratë. Kjo depozitë e kursimit është, me fjalë të tjera, kursimet tuaja për sa herë që keni nevojë për para, sepse mund t’i tërhiqni kursimet tuaja pa e humbur interesin për aq kohë sa paratë tuaja kanë qëndruar në bankë”, thuhet ndër të tjera në broshurën e bankës.
Ndërsa në broshurën për kredi të kësaj banke thuhet se konsumatorët gjithmonë duhet ta pyesin veten se vërtet produkti që dëshirojnë ta blejnë përmes kredisë dhe a kanë nevojë për një kredi që ta blejnë atë produkt. Po ashtu, sipas bankës, konsumatorët duhet t’i krahasojnë të ardhurat me shpenzimet.
“Nëse bilanci i llogarisë suaj është negativ, që do të thotë se keni më shumë shpenzime sesa të ardhura, dhe në të njëjtën kohë nuk keni kursime ose kapital të akumuluar, ju nuk duhet të konsideroni marrjen e një kredie”.
Sipas broshurës së bankës, zakonisht një këst mujor i kredisë nuk duhet t’i tejkalojë 30% të të ardhurave mujore.
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












